Elektronet e lira nëpër përçuesin elektrik

17 janar 2020 | 11:39

Shkruan: Naim Krasniqi, fizikan

Fizika dhe kimia simetrike, udhëtim drejt universit (3)

Në të tri rastet që i sqaruam më parë lidhur me fushën magnetike nën përçuesin elektrik, mbi përçuesin elektrik, dhe në brendësi të përçuesit elektrik në formë solenoidi, gjilpëra magnetike detekton dy pole magnetike, atë të polit magnetik të veriut (N) dhe polit magnetik të jugut (S).

Mbështetur në këtë, shkencërisht mendohet se fusha magnetike buron nga poli magnetik i veriut (N) dhe hynë në polin magnetik të jugut (S), kurse fusha magnetike është krijuar nga rryma elektrike. Po ne nuk mund ta kuptojmë fushën magnetike nëse nuk e kuptojmë edhe rrymën elektrike, pikërisht lëvizjen e kësaj rryme nëpër përçues. Mendohet se rryma elektrike krijohet nga lëvizja e elektroneve të lira nëpër përçues, madje shkenca shkon edhe më larg duke theksuar se: Rryma elektrike krijohet nga qarkullimi i elektroneve të lira nëpër një material që e përçon rrymën elektrike. Një elektron i lirë i një atomi e sulmon një elektron të një atomi tjetër, duke e larguar nga orbita dhe duke zënë vendin e tij. Kurse atomi i lire që është larguar e sulmon një elektron tjetër të një atomit tjetër, dhe në të njëjtën mënyrë e largon nga orbita e tij dhe e zë vendin e tij, e kështu më radhë kjo lëvizje e elektroneve nga një atom në një atom tjetër e krijon rrymën elektrike ashtu sikur shihet në figurën 3. d).

Shpjegimi është, gjithsesi, shumë më i komplikuar, por ne do të ndalemi vetëm te elektronet e lira, si dhe te ajo se si mendohet se lëvizin këto elektrone të lira nëpër përçues. Një problem më vete është nevoja për të sqaruar se nga na erdhën këto elektrone të lira, si dhe ku do mbesin protonet dhe neutronet në rast se këto lëvizin lirshëm nëpër përçues.

Për ta sqaruar këtë ne prapë do t’i drejtohemi natyrës, që të kuptojmë se a mund të ekzistojnë elektrone të lira. Dihet se elektronet kanë ngarkesë negative, dhe rrotullohen rreth bërthamës së atomit, ngjashëm sikur rrotullohen trupat e tjerë qiellorë rreth një trupi qiellorë. Apo ashtu sikur rrotullohen satelitët natyral rreth trupave qiellorë, qoftë rreth tokës, jupiterit, saturnit, uranit apo neptunit. Të thuhet se elektronet e lira lëvizin nga një atom te tjetri është tërësisht e ngjashme sikur të thuhet se satelitët e lirë natyral lëvizin nga një trup qiellorë në tjetrin, apo sikur të themi se Hëna largohet nga orbita e Tokës, dhe shkon në drejtim të Jupiterit, sulmon dhe e zë vendin e satelitit natyral Evropa, kurse Evropa pasi të largohet prej orbitës së Jupiterit, shkon drejt planetit të Saturnit duke e dëbuar Titanin dhe kështu më radhë.

Në shkencë thuhet se elektronet e lira janë ato që lëvizin, por që nuk janë elektrone orbitale stabile. Por kjo bie në kundërshtim me numrin e elektroneve që i përmbajnë përçuesit elektrik: le të merret si përçues i rrymës që është bakri, i cili përmban 29 protone, 29 elektrone dhe 35 neutrone.

Nga kjo rrjedhë se pos 29 elektrone te bakri ka edhe elektrone të tjera të lira. Ky pohim është kundërthënës, sepse bie në kundërshtim me strukturën e atomit të bakrit.

Një problem tjetër më vete është se asnjëherë nuk është sqaruar se si ato mund të jenë elektrone të lira, kur dihet se elektronet janë ngarkesa elektrike. Prandaj mund të thuhet se në pohimin se elektronet e lira lëvizin nëpër përçues elektrik duket se logjika ka kapitulluar.

Ajo që unë dua të pohoj është e kundërta, se elektronet e lira as që ekzistojnë dhe as që lëvizin nëpër përçues, edhe pse kemi një shpejtësi të rrymës elektrike prej 300 000 km/s. Shpjegimi im është ky: rryma elektrike ka vetëm një zgjidhje, dhe mund të krijohet nga protonet elektronet dhe neutronet, si dhe asnjëra nga këto ngarkesa nuk lëvizin me shpejtësi të ndryshme nga njëra-tjetra.

Këtej rrjedhë sugjerimi se lëvizja e tyre është krejt ndryshe nga ç’mendohet sot. Nëse lëvizin këto ngarkesa, atëherë ato lëvizin me shpejtësi të njëjtë. Çka domethënë kjo? Se ato ngarkesa nuk lëvizin si grimca të veçanta, respektivisht si elektrone ashtu sikur mendohet tani. Jo, ato lëvizin së bashku, lëvizin si atome.

Madje, ka edhe një mundësi tjetër. Elektronet, protonet dhe neutronet mund të mos lëvizin fare nëpër përçues. Atëherë, me të drejtë, do të shtrohej pyetja: si lëvizë rryma elektrike? Ka një mundësi tjetër: rryma elektrike kalon përmes ndryshimeve energjetike te këto grimca. (Në të ardhmen do të sqarojë se si kalon rryma elektrike nëpër përçues, që do të jetë një parashtrim krejt ndryshe nga ai i zakonshmi).

Nga ana e tjetër shkenca elektronin e njeh sikur ngarkesë negative, e cila posedon vetëm një fushë elektrostatike negative. Kjo pikëpamje na përballë me një vështirësi tjetër: duke qenë se fusha magnetike në të gjitha rastet posedon dy pole magnetike veri (N) dhe jug (S), atëherë shtrohet pyetja se nga vjen kjo fushë magnetike me dy pole magnetike, po qe se është e vërtetë se elektroni është një ngarkesë që posedon vetëm një fushë elektrostatike negative (ashtu sikurse e pohon shkenca sot)?

Fizika e sotme nuk mundet ta shpjegojë këtë fakt në mënyrë të qëndrueshme e shkencore. Shpjegimin e saj kundërshton një e dhënë e njohur: gjilpëra magnetike ka dy pole, atë të veriut (N) dhe jugut (S) ashtu sikur ka fusha magnetike që ka të njëjtat pole magnetike. Pikërisht për këtë, gjilpëra magnetike, përkundër shpjegimit të mangët të fizikës, e jap saktë se nëse ka fushë magnetike me dy pole, problem qëndron te elektroni në lëvizje. Ajo që tregon gjilpëra magnetike duhet të lexohet përtej rutinës dhe të kuptohet: gjilpëra magnetike tregon saktë se edhe elektroni duhet t’i ketë njëjtë dy pole. Këtë fenomen, pra se edhe elektroni duhet të ketë një fushë magnetike me dy pole, asnjëherë fizika nuk e ka njohur.

Këtë problem edhe pse shkenca deri tani nuk e ka njohur, zgjidhjen e këtij problemi e kam sqaruar në botimet te në “Epoka e re” – Krasniqi 2019.

Në botime sqarohet saktë se nga elektroni njëkohësisht burojnë dy fusha: Fusha elektrostatike e elektronit [→ (- E E )] dhe fusha antielektrostatike e elektronit ⃪ [-(- E E )] = [ ⃪ (+E E )]. Prandaj elektroni posedon një fushë elektrostatike negative e [→ (- E E)] ashtu sikur e njeh fizika, por në brendinë e tij ka edhe një fushë antielektrostatike të ngjashme sikur protoni [ ⃪ (+E E )] të cilën ende nuk e ka njohur fizika e tanishme. Duke u rikthyer në sqarimin e mëparshëm se rryma elektrike nuk mund të krijohet nga lëvizja e lirë e elektroneve, sepse absolutisht një fenomen të tillë nuk e lejon natyra, kështu që në prodhimin e rrymës elektrike nuk mund të përjashtohen nga procesi as bërthama e atomit, në të cilën bëjnë pjesë protonet dhe elektronet.

Ngjashëm sikur janë sqaruar elektronet, po ashtu është sqaruar edhe struktura e brendshme e protonit, ku tregohet qartë se edhe nga protoni burojnë njëkohësisht dy fusha.

Fusha e parë që buron nga protoni është fusha elektrostatike e protonit [→ (+E E )] e cila njihet nga fizika, por nga brendësia e tij buron edhe fusha antielektrostatike e protonit [⃪ (- E E )].

Prandaj edhe protoni posedon një fushë elektrostatike pozitive e [→ (+E E )] ashtu sikur e njeh fizika, gjithashtu në brendinë e tij ka edhe një fushë antielektrostatike të ngjashme sikur elektroni [⃪ (- E E )] të cilën ende nuk e ka njohur fizika e tanishme.  Edhe pse një rrol tejet të veçantë neutronet kanë në lëvizjen e rrymës elektrike, tani nuk do t’i përfshimë në rryma elektrike nga fakti se nuk janë te ngarkuara dhe nuk posedojnë fusha elektrostatike. Bazuar në atë se sikur nga protonet ashtu edhe nga elektronet burojnë nga dy fusha. Duhet potencuar se elektronet dhe protonet rrotullohen në kahe të kundërt me njëra tjetrën.  (VIJON)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi ka ndjekur me shumë interes që verën e…