Eliza Hoxha: Kurti le ta shtyjë përpara Albulena Haxhiun, nëse i ka votat

20 maj 2025 | 19:38

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, deklaroi se nuk ka asgjë kundër pse kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka vendosur Albulena Haxhiun kandidate për t’u votuar si kryeparlamentare, duke shtuar se “nëse ai i ka votat, le ta shtyjë përpara, në rregull jemi dhe nuk kam asgjë kundër”.

“Kurti ka dalë i pari në zgjedhje por s’i ka marrë votat që ka dashur me mundësinë që ta bëjë komplet vet kuvendin, ta ketë mazhorancën si e ka pasur herën e kaluar, dhe normalisht që nesër nëse do të hyjë nëpër procese të reja qeverisëse, nuk do të ketë pushtetin e pastër në kuptimin partiak si e ka sot”, shtoi tutje Hoxha në emisionin DPT TE FIDANI në Klan Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin gjerman të Halle (Saale)…