“Elkos Group” ofron mbështetje për qytetarët e Deçanit

14 korrik 2021 | 12:04

Presidenti i kompanisë “Elkos Group-Etc”, Ramiz Kelmendi, ka bërë me dije se kjo kompani do të ofroj mbështetje për qytetarët e komunës së Deçanit, të cilët që disa ditë po përballen me një helmim.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në bashkëpunim me Shtabin Emergjent të komunës, fillimisht do t`i mbështes me një maune me ujë të pijes.

“’Elkos Group’ ka ofruar mbështetje për Qytetarët e Deçanit. Në bashkëpunim me Shtabin Emergjent të komunës, fillimisht mbështesim me një maune ujë të  pijes. Në varësi të nevojave dhe  gjendjes së qytetarëve mbështetja do të vazhdojë. Të prekurve, shërim sa më të shpejt”, ka shkruar Kelmendi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, Selmon…