Elmi Reçica garon me numrin 17 në listën e PDK-së

07 dhjetor 2025 | 22:45

Ish-deputeti shumëvjeçar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Elmi Reçica, do të garojë në zgjedhjet e 28 dhjetorit me numrin 17 në listën e kësaj partie.

Reçica njihet për kontributin e tij të vazhdueshëm në Kosovë, si para ashtu edhe pas luftës. Në të gjitha zgjedhjet në të cilat ka marrë pjesë, ai ka qenë ndër kandidatët më të votuar të PDK-së, ndërsa pritjet janë që këtë rezultat ta përsërisë edhe në zgjedhjet e ardhshme.

Pas hedhjes së shortit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për numrat zgjedhorë të partive politike, Reçica e ka cilësuar numrin 130, numrin me të cilin garon PDK-ja, si “numrin e fitores për Kosovën”.

Sipas tij, ky numër simbolizon “vizionin e qartë, shtetin që ecën përpara dhe lidershipin që garanton stabilitet, zhvillim dhe dinjitet për çdo qytetar”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës,…