Elvina Syla, kandidatja e PDK-së që e nis fushatën me mbështetje nga familja

15 gusht 2025 | 15:18

Doktoresha nga Gjakova, Elvina Syla, ka vendosur të kandidojë për Asamblenë Komunale të Gjakovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Ajo garon me numrin 12 në listën zgjedhore, e cila ka për bartës të listës kryetarin e degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa.

Syla ka marrë sot mbështetjen e familjes për të vazhduar rrugëtimin e saj drejt sigurimit të besimit qytetar dhe për t’u shërbyer qytetarëve të Gjakovës. Familjari i saj, avokati Alban Arifi, ka shkruar në Facebook: “Fushata e Dr. Elvina Syla fillon nga familja!”

Kujtojmë se kandidat për kryetar të Komunës së Gjakovës nga radhët e PDK-së është magjistri i ekonomisë, Ervin Shabani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenda e notit amerikan, Michael Phelps, ka shprehur shqetësimin e…