Ema Helena Vicar shpallet “Miss Kroacia 2025”

30 tetor 2025 | 08:43

Në mbrëmjen e së mërkurës në Zagreb u zgjodh “Miss Kroacia 2025” dhe fituese u shpall Ema Helena Vicar. Ajo do ta përfaqësojë Kroacinë në konkursin ndërkombëtar “Miss World”, edicioni i 73-të.

Kurorën ia dorëzoi “Miss Kroacia” e vitit të kaluar, Tomislava Dukic, ndërsa Jana Biondic u shpall përfaqësuesja e parë.

Ema Helena Vicar, 23 vjeçe, vjen nga Zagrebi. Aktualisht jeton në Monako, ku ndjek studimet master në Luxury Brand Management në International University of Monaco.

Ka mbaruar studimet për biznes ndërkombëtar në Universitetin Libertas dhe një shkollë biznesi në fushën e marrëdhënieve me publikun dhe marketingut digjital.

Është themeluese e një marke mode që ndërthur qëndrueshmërinë, estetikën dhe sipërmarrjen, si dhe pjesëmarrëse në projekte vullnetare e sipërmarrëse.

Synimi i saj është të frymëzojë vajzat e reja të besojnë në veten e tyre dhe të qëndrojnë autentike.

Në Top 8 u renditën vajzat që fituan në disa kategori kryesore ose u zgjodhën nga juria:

Marinka Andrakovic (Osjecko-baranjska)

Jana Biondic (Licko-senjska)

Andrea Bosnjak (Primorsko-goranska)

Zara Hurtic (Istria).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur ditën e enjte…