Endrit Thaçi në mbështetje të Sami Lushtakut për garën në Skenderaj

15 gusht 2025 | 00:04

Kandidati i PDK-së për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku, është parë në një takim me djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi, Endritin.

Lushtaku ndau disa fotografi ku përveç me Endritin, u pa edhe me persona të tjerë, të cilët tha se i kishte bashkëluftëtarë e miq.

“Me Endrit Hashim Thaçin dhe me shumë bashkëluftëtarë e miq të tjerë”, shkroi Lushtaku.

Pas mandatit të tij katërvjeçar si nënkryetar i komunës së Skenderajt, Lushtaku e ka marrë besimin e PDK-së që të jetë kandidat i kësaj partie në këtë komunë për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dinamo ka arritur një kualifikim historik në fazën “play off”…