Engeli: SHBA-të mbështesin Kosovën në çfarëdo që vendos për kufijtë

29 nëntor 2018 | 10:30

Kongresisti amerikan, Eliot Engel, nuk e komentoi në detaje idenë për ndryshimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, por tha se SHBA qëndron në krahë të Kosovës në çfarëdo që vendosin udhëheqësit e Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë [Kosovën] në çdo mënyrë të mundshme”, ka thënë Engel, transmeton “Rel”.

Ai i bëri këto komente për gazetarët në Uashington, pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për “Zërin…