Enigma e Uinçesterit

14 shtator 2023 | 08:35

Nga: Cat Jarman / The Telegraph

Është viti 1642. Lufta Civile po e shkatërron Anglinë dhe asnjë cep i vendit nuk është i sigurt. Në fillim të dhjetorit është radha e Uinçesterit dhe, pas plaçkitjes së qytetit, trupat parlamentare vunë sytë te katedralja e tij madhështore. Thyejnë dyert e saj perëndimore: bien daullet, ngjyrat fluturojnë, kuajt galopojnë nëpër naos. Pas mëngjesit të shkatërrimeve, më të shkathëtit prej tyre ngjiten në pjesët e punuara prej guri, në të dy anët e presbiterit, duke kërkuar nëpër dhjetë arka druri të gdhendura në detaje e që aty ishin lënë për t’u ruajtur. Sëndukët hapen dhe kontrollohen me pushkë. Disa u copëtuan në dyshemenë e ftohtë prej guri dhe përmbajtja e të tjerave përdoret si “predha” për të copëtuar mozaikët e xhamtë të katedrales.

Supozohet se sëndukët përmbanin mbetjet mortore të disa prej paraardhësve më të shquar të Uinçesterit dhe të Anglisë: tetë mbretër, dy peshkopë dhe një mbretëreshë. Në tri vjetët e fundit, jam fiksuar pas atyre njerëzve – pse ata, pse atje dhe, më e rëndësishmja, a janë vërtet kockat e tyre? Rezultati i hulumtimit është libri im i ri The Bone Chests, i cili del në këtë javë.

Në sëndukë ishin individët që përbënin historinë e jashtëzakonshme 400-vjeçare, e cila Uinçesterin e lëvizi nga një qendër e sapolindur rajonale në mbretërinë në zhvillim të Ueseksit – gjatë kohës së themelimit të Anglisë – në një qytet të rëndësishëm e më vonë në një territor të ri norman të Uilliam Pushtuesit, ku katedralja luante pjesën integrale të mjeteve politike të regjimit të ri.

Pas sulmit, katër sëndukë mbetën, dy u rikrijuan më vonë dhe fragmentet që mund të merreshin nga mbeturinat në dysheme, përsëri u përdorën.

Në vitin 2012, në të njëjtin vit të zbulimit të trupit të Rikardit III në Lester, vendi u kaptua nga një furi mjekoligjore, me një ekip të shkencëtarëve që rihapi sëndukët mortor të Uinçesterit. A mundën ata – duke përdorur teknologjinë më të fundit të ADN-së, me analizën e izotopeve dhe datimin e rafinuar me radiokarbon – të konfirmojnë njëherë e përgjithmonë banorët e sëndukëve? A përputheshin emrat e pikturuar në pjesën e jashtme, me kockat brenda?

Paraardhësit e sëndukëve aktualë datojnë nga shekulli XII, kur peshkopi i atëhershëm i Uinçesterit, Henri i Bloizit – nipi i Uilliam Pushtuesit –  përreth katedrales mblodhi eshtrat e vlefshme shekullore, duke i vendosur ato në arkat e plumbit të porositura posaçërisht për këtë. Ata që ai i përzgjodhi përfshinin Ethelvulfin dhe Egbertin, përkatësisht babanë dhe gjyshin e Alfredit të Madh; Uilliam Rufusin, djalin e Pushtuesit që u vra në një aksident gjuetie në Nju-Forest; Knutin e Madh, mbretin viking që sundoi Anglinë për 18 vjet si pjesë e një Perandorie të Detit të Veriut; dhe gruan e Knutit, Emën e Normandisë – një mbretëreshë e fuqishme.

Në vitin 2019 u zbuluan rezultatet fillestare të hetimeve mjeko-ligjore: Eshtrat ishin në një rrëmujë. Numërimi zbuloi më shumë se 1300 fragmente nga të paktën 23 individë. Kush ishin të tjerët? Mes tyre është edhe një femër, profili i së cilës përputhet shumë me atë të Emës. Dy të tjerë ishin djem adoleshentë, ndoshta dy princa normanë të harruar, të cilët gjithashtu ranë viktimë e “aksidenteve të gjuetisë” në Nju-Forest. Pjesa tjetër? Ka shumë kandidatë, përfshirë këtu një peshkop të turpëruar, anëtarë të shumtë mbretërorë dhe ndoshta edhe një nga shenjtorët më të njohur të Anglisë. /Telegrafi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtarët ukrainas kanë arritur të lokalizojnë vendin që rusët e…