
Enise Zijade kualifikohet në gjysmëfinale
24 korrik 2025
| 13:25
Xhudistja jonë Enise Zijade është një fitore larg medaljes në EYOF Shkupi 2025.
Enise shënoi tri fitore në kategorinë deri në 57 kg, duke u kualifikuar në gjysmëfinale.
Fitorja i siguron medaljen e parë Kosovës në EYOF Shkupi 2025.
I urojmë fat dhe suksese. FORCA ENISE!
Garat e xhudos po përcjellën edhe nga drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi e nënpresidenti Milaim Kelmendi, por edhe nga medalistja e dyfishtë olimpike, Distria Krasniqi, njëherit anëtare e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut.