Enise Zijade sjell medaljen e parë për Kosovën në EYOF Shkupi 2025

24 korrik 2025 | 17:47

Kosova ka arritur të sigurojë medaljen e saj të parë në Festivalin Olimpik Veror Evropian për të Rinj (EYOF) “Shkupi 2025”, falë një paraqitjeje të jashtëzakonshme nga xhudistja Enise Zijade.

Zijade, që garoi në kategorinë deri në 57 kilogramë, fitoi medaljen e bronztë, duke hyrë në histori si xhudistja e parë kosovare që fiton medalje në EYOF.

Pas tri fitoreve bindëse në fazën paraprake, Enise u ndal në gjysmëfinale nga gjermania Jolina Reinhold, e cila e mposhti me uazari dhe katër yuko në një duel shumë të fortë dhe taktikisht të vështirë.

Megjithatë, Zijade reagoi fuqishëm në luftën për vendin e tretë, duke siguruar podiumin për Kosovën. Ajo mposhti katër kundërshtare, përfshirë italianen Anita Comba në finalen për vendin e tretë.

Kjo është medalja e dytë në histori të pjesëmarrjes së Kosovës në EYOF, por e para për sportin e xhudos.

“Urime të mëdha për Enisen, trajneren legjendare Majlinda Kelmendi, mentorin Driton Kuka, dhe gjithë Federatën e Xhudos së Kosovës (FXHK)”, ka shkruar KOK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizatat e dala nga lufta  e UÇK-së kanë reaguar pasi…