Enrique: Duam ta shkruajmë historinë e PSG-së

08 maj 2025 | 12:50

PSG-ja siguroi një biletë për në finalen e Ligës së Kampionëve pas dy fitoreve kundër Arsenalit. Luis Enrique nuk e fshehu gëzimin për këtë arritje të madhe, derisa ka thënë se synojnë të shkruajnë historinë e PSG-së.

“Kjo ishte një ndeshje e çuditshme, ishte një ndeshje ndryshe nga sfida e parë. Arsenali u përpoq të luante shumë me goditje standarde, ne u mbrojtëm mirë dhe arritëm të shënonim golin e parë me kundërsulm. Donnarumma? Ashtu si në ndeshjen e parë, edhe këtë herë ishte fantastik. Ekipi ynë është mësuar të sulmojë dhe të mbrojë larg zonës, të kesh një portier si ai është thelbësor. Objektivi ynë është të shkruajmë historinë e PSG-së, për ta bërë këtë duhet të fitojmë Ligën e Kampionëve”, ka thënë Enrique.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë të mërkurën më 7 prill ka…