
Enrique: Gjithçka e hapur për kualifikim
30 prill 2025
| 11:32
Pavarësisht se ekipi PSG-ja mori fitore në sfidën e parë kundër Arsenalit, trajneri Luis Enrique beson se gjithçka është ende e hapur.
“Është një rezultat i mirë, por mund të shkonte më mirë, por edhe më keq. Objektivi i parë u arrit, është i qartë objektivi edhe në ndeshjen e kthimit, duhet të fitojmë. Nuk duhet të bëjmë llogari kundër një rivali që mund të shënojë në çdo formë. Ndeshja e kthimit do të jetë shumë emocionuese për tifozë, por shumë stresuese për ne trajnerët, por ne jemi gati”, ka thënë Enrique.