Enrique: Ndaj Interit do jetë finale e hapur

21 maj 2025 | 14:54

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, i kontaktuar nga “Sky”, foli për sezonin e skuadrës.

“Asnjëherë nuk e di se çfarë do të ndodhë dhe çfarë mund të bëjë skuadra, por sigurisht që jemi përmirësuar në krahasim me fillimin e vitit. Për mua ka shumë yje në këtë ekip . Unë jam me fat, kam shumë lojtarë të nivelit të lartë, por puna e të gjithëve duhet të jetë ekipore. Futbolli është një gjë kolektive dhe për mua kjo është gjëja më e rëndësishme. Nuk varet nga individët”, ka thënë Enrique, i cili ka folur edhe për kundërshtarin në finale të Ligës së Evropës.

“Interi ka luajtur në nivel të lartë për shumë vite. Ata luajnë ndryshe nga skuadrat e tjera. Do jetë finale e hapur”, ka deklaruar Enrique.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është duke zhvilluar një vizitë…