ENVER HOXHA – EPOKALI LAVDIMBULUAR QË NDRIN PËRTEJ VDEKJES!

10 prill 00:01

ISA FERIZAJ

          Ja, erdhi edhe ky prill pranveror! Natyra zë e rikap fillin e jetës, për ta rizgjuar atë e, për ta shtyrë drejt shperthimit të të gjitha vlerave dhe mrekullive të saj. Por tek nëna Shqipëri, prilli, tash 36 vite me radhë vjen kokulur, i brengosur, zemervrarë e sypërlotur. Vjen kështu prilli ynë, sepse në atë prill të njëmijë e nëntëqind e tetëdhjetë e pesës, natyra na e mori për veten e saj kryevlerën tonë kombëtare, të cilën na e pati dhuruar tetormadhi i vjeshtës së lindjes së kësaj kryevlere njerëzore, por dhe tetori i epokave kulmore historike.

Prilli pranveror i ’85 -ës na pati lënë ne shqiptarëve, si popull e si komb, pothuajëse jetim, pa ndriçimin e plotë të diellit shqiptar, pa dritën e mendjes gjenjale kryenjerëzore, pa urtësinë e kthyer në Yllsimbolin tonë kombëtar, pa udhërrëfyesin që na priu nga beteja në betejë, nga lufta në luftë, nga fitorja në fitore, deri sa errësirës i theu dyert e trasha ku na kishte ngujuar si në një burg të përjetshëm e, na nxori që andej, në dritën jetëdhënëse të lirisë; që na shkëputi një herë e përgjithmonë nga kthetrat e egersisë së bjerrëkohësve më të pamëshirshëm, prapambetjes së të gjithë shekujve para Tij dhe, robërisë e pushtimeve të egra e të gjata, për të na nxjerrë në dritëjetën e të vertetës së përplotësuar me ëndrra, shpresa e vlera të realizuara e të prekshme; që na ngriti nga fundi i humnerës ku na kishin hedhur rrethanat e pamëshirshme e të llahtarshme të shekujve, në majakreshtat dritënore lavdimbuluara të historisë tonë moderne.

Rrjedhin kohërat pavarësisht ndjesive e gjykimeve njerëzore, ligjësisht e objektivisht, si një shpalosje e natyrës me të gjitha planet, format, përmbajtjet e ngjyrimet e tyre ylberjane e kuptimore. Kështu edhe prilli i vitit 1985, për shqiptarët e kudondodhur në arealin e trojeve të tyre etnike e natyrore, por edhe tej tyre, në ato të globit tokësor, erdhi çuditërisht i veshur me të zeza, jo për modën që shpesh preferohet kjo ngjyrë kobndjellëse e dhëmbjeshoqëruese të përdoret si veshje, por me atë të zezë që ne shqiptarëve, do të na e vriste ashpër zemren, ndjesitë e saj më njerëzore, do të na e zbehte dritën e syve të mendjes e të shpirtit deri në venitjen e pragshuarjes, do të na shokonte si komb, duke na ngadalësuar ritmin e rrahjeve të zemres, por edhe atë të zhvillimeve esenciale si popull e si komb.

Ai prill i vitit 1985, hyri në jetën tonë, në jetën e shqiptarisë, aq shumë, si i padëshirueshëm, aq sa nga vetëdija jonë ai u quajt ‘prill i zi’, pa dyshim edhe më i zi se ai prilli kur kombi ynë u tradhtua nga ‘mbreti i tij’, për t’u lënë edhe i vjedhur, edhe i grabitur prej tij, në mëshirën e fatit, në agditëzezën e një gjëme të rëndë, siç ishte pushtimi fashist i vendit, më 7 prill 1939 nga Italia fashiste e Musolinit.

Prilli i zi i 1985 mori për vete simbolin e zemermadhështisë, mendjedritës, shpirtqendresës e vetëdijekthjelltës së civilizuar si kurrë më parë të shqiptarëve, në historinë e tyre që nga përtejlashtësia e deri në atë fillimprill gjëmëmadh.

Ai ua mori kombit tonë, ëndrrave e shpresave të tij, birin më të madh e, më të lavdishëm të të gjitha kohërave, vëllain si binjak historik të “Heroit tonë Kombëtar”, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Enver Hoxhën, korifeun e lavdisë. Zia e atij prilli u shtri në të gjitha ditët, muajt e vitet pas tij, për kombin tonë. Dhëmbja shpirtërore e kombit, që nga 11 prilli i zi i 1985-ës, ende sëmbon zemrat e ndjeshme të shqiptarëve. Edhe pranverat shqiptare, pas atij prilli, vinë shpirtëplagosura e zemerthyera, pa Enverin që u kishte dhënë atyre vlerë e përmbajtje të re. Nuk e di, por më ngjason edhe sot e kësaj dite se kështu natyra na e mori Enverin tonë vigan për ta ‘mbjellë’ në vetëdijen kombëtare, krahas Skënderbeut, si kryesimbolin shqiptar, në Flamurin tonë kombëtar, si pjesën e dytë të shqiponjës, si kokën, syrin e gjysmën tjetër të atij peshërëndi simbol domethënës e krenarie për shqiptarët e të gjitha kohërave.

Kështu, Enver Hoxha, për së gjalli ishte shqiponjëmadhi përbashkues, udhërrëfyes e frymëzues i kombit tonë e, pas vdekjes së Tij, Yllsimboli dritëpashuar i shndërruar në flamur krenarie, dinjiteti, qendrese e, përjetësimi të madhështisë shpirtërore, heroike e legjendare të kombit tonë në hapësirat e pamatshme të jetës e, të përtejvdekjes.

Po përse ishte, është dhe do të jetë prore  kaq ndikuese ajo gjëmë e atij prilli të zi, për kombin tonë?

Kjo është një pyetje që duhet bërë, jo për ne që ishim bashkëluftëtarë e bashkëkohës të Enverit, bashkudhëtarë me Atë, vetem në rrugën e nderit, por më së shumti për brezat që linden e po rriten pas Enverit, në terrnajën që ka pllakosur gjithçka rreth të vertetave historike për Kombin tonë, por edhe rreth Enverit, rreth lavdiepokës së Tij, rreth vepërmadhës e jetëvlerës së Tij, prej një kryelegjendari e prej një kryeheroi të përmasave kombëtare, por edhe përtejkombëtare, të dimensioneve atdhetare, por edhe ndërkontinentale. Në këto rrethana të rënduara pasenverjane, atdhetarëve dhe intelektualëve të vertetë, historia u ngarkon përgjegjësinë e madhe e peshërëndë, atë të mbrojtjes së të vertetave dhe të historisë me të gjitha kulminacionet e saj, por edhe me të gjitha figurat e saj që i kanë bërë nder asaj, figura që kanë shëmbëllyer e shëmbëllejnë në qiellin e saj si yje flakëndezur perkrah me Diellin nëpër ditë e, përkrah me Hënëplotën, nëpër netë. E verteta, historia dhe lavdia, në fakt, nuk kanë nevojë të mbrohen nga askush, sepse ato janë përjetësisht të vetmbrojtura, por kerkojnë që t’iu hiqet balta e llumi që derdhen mbi to nga tentimvrasësit e tyre.

Shqiptarët e pasvdekjes së kryelavdisë së tyre kombëtare, janë ndaluar çnjerëzisht, pse jo, edhe me metoda naziskine, që ta zënë me gojë kryenderin e të gjitha kohërave të tyre, Enver Hoxhën. (!)

Ata, klasa politike borgjeze, sundimtarët antinjerëzorë të pasnëntëdhjetës këtu në Shqipëri, janë versulur marrëzisht e çnjerëzisht, pse jo edhe më metoda fashiste, mbi njerëzit e thjeshtë–popull,  që t’i detyrojnë shqiptarët e ndershëm e mirënjohës ndaj figurës më të dashur për ta, Enver Hoxhës, që ta shlyejnë nga kujtesa e tyre, nga zemrat, ndjesitë e dashurisë e të krenarisë për Të, emrin e Tij, Epokën emermadhe Enverjane, por edhe veprën, nderimin e mirënjohjen për Të . A është demokratik një qendrim e një veprim i tillë?!  Përgjigjja dihet!

Brezat e lindur pas vdekjes së Tij janë bombarduar çnjerëzisht, për tri dekada të plota, që nga fundviti 1990 e deri më sot, nga një makineri e eger që ka pjellë e pjell çdo sekondë shpifje e trillime marrëzie kundër kreshtëlavdisë shqiptare, por që ka derdhur e vijon të derdhë edhe sot, me tonelata baltra e të paverteta mbi këtë kolos të shqiptarisë, por edhe gjigand të njerëzimit. (!!) Në një aventurë të tillë, më shumë se të marrëzishme e tejet të përçudnuar, si prore, janë përfshirë antikombëtarët gjakprishur e truthartuar, shpirtshiturit tek djalli, pjella të ferrit shpirtëror, fatkeqësisht të vetëquajtur ‘shqiptarë’.

Nisen vitet pas Tij si vite ‘vazhdimësie’, por në thelbin e përmbajtjes së tyre, ato zunë të shpërfaqen si vite dinakerie dhelpërore largimi e diferencimi nga jeta, vepra, idetë e mendimi i Tij filozofik e politik, nga urtësia e mësimet e Tij të vyera, jetëlartësuese e të pavdekshme. Të dukej se pislleku shpirtëror s’mund të rrinte ngjitur me kryevlerën e shndërruar në mal vlerash, ndaj nga njëra anë, ‘Everesti’ njerëzor natyrshëm po shplahej nga ndotjet e kohërave, nga servilët e kohës socialiste që zhurmonin si kor bretkocash duke e përdorur emrin e fjalët e Tij, vend e pa vend, në të gjallë të Tij e, që tashmë, ishin shndërruar në kope hienash e çakenjsh që ulërinin kundër gjeniut, nga ana tjetër, po ravijëzoheshin edhe të padukshmit e nëndheshëm e ata që kishin ndenjur në terrin e skutnajave, dashakëqinjtë, mbledhur tani në plehërishten e mbetjeve historike. Kjo kategori mutacioni njerëzor, duke tentuar ta nxijë Enverin,  jo vetem që s’ia arriten qellimit të tyre, por e nxorën edhe më të madh Enverin, edhe më vigan, edhe më të dukshëm, edhe më dritënor, spse Everesti kurrë s’ka humbur, as është rrëzuar, sa herë është nxirë e mbuluar nga rete e zeza.

Prilli i pranverës 1985, nuk ishte i zi vetem se na mori ‘Diellin’ tonë, por ai ia hapi lulet ngjyrëzeza tradhtisë, mu në gjoksin e asaj stine. Të gjitha stinët e tjera në vijimësi, pas asaj humbjeje të pamatshme në dhëmbje, në vlera, në dimensione, në imagjinatën e një kombi, sikur kishin marrë nga ngjyra e zezë e asaj pranvere gjëmëmadhe e kobrënde e ’85 –ës së atij fundshekulli shqiptar të infektuar nga tradhtia.

Edhe ato nxinin, a thua  po mbillnin, rritnin e piqnin nëpër ditët e muajt e tyre, frytin më të hidhur e, më vdekjeprurës për jetën e lirinë, për kombin tonë dhe për Shqipërinë, frutin e tradhtisë. (!)

Enver Hoxha i ishte dhuruar nga nëna natyrë kombit tonë, për një mision tepër të veçantë e të madhërishëm, për një epokë të ndritur, për një ardhmëri të lirë e të sigurtë për çdo shqiptar e, për trojet shqiptare. Atë e solli në jetë nëna shqiptare dhe e mëkoi me më të madhen ndjenjë njerëzore, me dashurinë për Atdheun e Kombin e vet, kryendjenjë kjo sa njerëzore, aq edhe mbinjerëzor. Kjo  ndjenjë do ta shndërronte Enverin tonë në kryenjeriun faktorizues të njohjes në thellësi e në gjërësi të rrethanave kombëtare, historike, politike, shoqërore, morale e shpirtërore, për t’i bërë ato ‘Yllin Polar’ nga ku do të niste rrugëtimin e vet jetësor me një qellim të lartë e të madhërishëm strategjik, në mendjen e në zemren e vet, qellim ai, i shoqëruar me plot urtësi taktike për arritjen e tij, mbështetur edhe në fillin e pashkëputur të traditës së luftrave të gjata e heroike të kombit të Tij për liri.

Ky qellim që lidhej me rrethana tepër të vështira në të cilat ndodhej kombi ynë, sidomos në vitet e shpërthimit të LDB, ku edhe vendi ynë u bë viktimë e saj, e nxiti vetëdijen e Tij prej atdhetari largpamës e shpirtvullkan, që të vihej i tëri në funksion të arritjes së shpëtimin të bashkatdhetarëve të Tij nga pasojat e rënda të pushtimi, por edhe nga plagët e tmerrshme të shkaktuara nga shekujmotet e kaluara e të errëta të shqiptarëve, ndodhur ato, nga pushtimi i stërgjatë osman, por edhe prej natyrës anadollake të vetëqeverisjeve, pasi ishim bërë me Mëvetësi, e një shtet i brishtë në këtë pjesë të mbetur nga copëtimi që iu bënë ‘fuqitë e mëdha’ të Evropës, trojeve e kombit tonë, në vitin 1913. Kështu, me sa duket natyra e historia gjeten tek Enver Hoxha njeriun e duhur e vendimtar që do t’ia dorëzonte në dorë fatin e shqiptarëve  për ta nxjerrë atë nga terri i humnerës historike, në dritën e lirisë, në rrugën e drejtësisë e, në marshimin e pandalshëm e të paparë kurrë më parë, drejt majave të larta të zhvillimit e të begatimit të gjithanshëm jetësor, ashtu siç edhe ndodhi nën udhëheqjen e Tij të urtë e, thellësisht atdhetare e kombëtare.

Ai ishte, sa njeriu i zakonshëm, aq edhe njeriu i përmasave të jashtëzakonshme, pasi vlerat e dhuntitë e Tij e lartësonin mbi të zakonshmen; ishte sa nxënësi kokulur e i etur për mësimin nga historia, për dijen e urtësinë e popullit, aq edhe mendjendrituri që reflektonte vetem dritë, besim e shpresë në momentet më të vështira në vetëdijen e në ndjesinë shpirtërore të kombit e të popullit tonë. Ai ishte sa nxënësi besnik i historisë kombëtare, por edhe tejkombëtare, aq edhe autor e aktor i saj, me rolin e të cilit ndrinte çdo faqe e asaj historie. Ai ishte zjarri e dritëdhënësi i çdo zemre shqiptare, tamam si një ‘Promete’ i kohërave moderne, zjarr të cilin Ai, si askush tjetër në historinë tonë, e ndezi në çdo zemer atdhetare shqiptari, për të mos e lënë popullin e kombin të vdiste nga ftohtësia akullnajore dhe errësira që kishin ngrirë e nxirë zemrat shqiptare, para Tij,  për t’i shndërruar ato zemra e ato zjarre brenda tyre, në vatërvullkanin që do t’i shkrinte akujt e, do t’i zbardhëllonte e çlironte nga errësira e shekujve zemrat shqiptare, por edhe horizontet e reja të një bote të re që do të lindte së shpejti, ashtu siç e faktoi edhe historia.

Kombi ynë i lashtë e historimadh, ndonëse, në këto kohëra e rrethana tejet të veshtira të pasvdekjes së Enver Hoxhës, i është mirënjohës për jëtë të jetëve birit të vetë më të madh e më të lavdishëm të të gjitha motmoteve shqiptare. Enver Hoxhën, për gjithçka bëri për Kombin e Atdheun, që nga 8 Nëntori i vitit 1941 e, deri sa vdiq, më 11 prill 1985, historia e ka mbuluar, së bashku me rrugëtimin e Tij historik, me më të madhën vlerë, me lavdinë e pavdekshme.  Çdo vit i jetës së Tij në këtë hapësirë kohore e historike ishte një majamal i mbuluar nga lavdia, ishte një vitshekull arritjesh e dimjiteti.

Vitet e jetës së Tij, Ai, si askush më parë, por as pas Tij, i shndërroi në vitebeteja të fituara në të mirën më të mundshme për kombin e popullin e Tij.

Historia jonë nuk njeh figurë tjetër në hapësirat e saj, një prijës, udhëheqës e burrështetas me këto përmasa kaq të kompletuara kombëtarisht, që të ketë zhvilluar e fituar plot 44 beteja radhazi, pasi çdo vit i udhëheqjes së Tij ishte një betejë në vete.  Ato beteja u zhvilluan në dy luftra epokale e titanike, në atë të LANÇ e, në atë të ndertimit të Shqipërisë së re Socialiste, të cilat i fitoi dhe, si askënd tjetër, historia e ndoqi në çdo hap, duke e mbuluar Atë dhe veprën e Tij historiko-atdhetare, vetem me lavdi. Në këtë mënyrë, Enver Hoxha hyri në vetëdijen kombëtare e në zemren e kombit tonë si simboli më emblematik i prijësit të pagabueshëm dhe i fitimtarit të pashembullt lavdimbuluar. Enver Hoxha është shndërruar në vetëdijen kombëtare, me bindjen më të plotë, në Institucionin madhor shpirtëror e moral të shqiptarëve.

Enver Hoxha, qoftë vetem për këtë arsye, ka zënë në mënyrën më të merituar e më të dinjitetshme ballin e lavdisë kombëtare dhe, ka thithur gjithë dritërimin e mundshëm vlerësues të urtësisë njerëzore, më të cilën që andej ndrin edhe përtej vdekjes së Tij.

Pikërisht, ky fakt e bën Atë një ‘Everest’ mendjendritur të njerëzimit, pasi është i paarritshëm në madhështinë e jetës e të veprës së Tij në sherbim të kombit të vetë, por edhe të popujve të shtypur e të shfrytëzuar, të popujve të robëruar nga zgjedha e pushtimit dhe e kolonializmit modern, të popujve të vegjel liridashës e, të lënë nën pushtetin e mjerimit nga pamundësimi i zhvillimit intelektual e ekonomik.

Vetem mendimi, urtësia e gjenialiteti i Enver Hoxhës e nxorën shqiptarin nga terrnaja dritëtymosur nga pisha dhe kandili, në dritën elektrike në çdo vatër ku jetonin shqiptarët e pakicat minoritare shtetase të shtetit shqiptar! Vetem gjenjaliteti i mendjes së Tij e renditi popullin shqiptar e kombin tonë në krahun e fitimtarëve të koalicionit më të madh të të gjitha kohërave, në LDB, pra në krah të BRSS, SHBA e Anglisë!

Vetem Enver Hoxha, si një atdhetar i përmasave të pamatshme, mbrojti e shpëtoi kombin e trojet tona, shpëtoi Shqipërinë nga ricopëtimet e planifikuara nga fqinjët tanë shovinistë e thellësisht kundërshqiptarë.

Enver Hoxha, si prijës e mësues i kombit, si besnik e mbrojtës i Mëvetësisë e i sovranitetit të Shqipërisë, si mbrojtës i pjesës së kombit e i trojeve të tij, jashtë kufijve politik të Shqipërisë politike, u ngrit e u rrit si një obelisk njerëzor me përmasa deri edhe mbinjerëzore të merituara, në zemren e në vetëdijen kombëtare, si askush tjetër. Ai, pa pikë dyshimi, ishte në mënyrën metaforike që i shkon më së miri vetem Atij, një ‘Promete’ vigan i shqiptarëve, por dhe i njerëzimit të pambrojtur, në rrethanat tepër të vështira të kohërave të reja moderne, që u ndesh e luftoi me tri “kryeperendi” të kohës së Tij e, me të gjitha ‘perenditë’ e ‘shejtanëve’, antinjerëzore edhe ato e, mbi të cilat edhe fitoi.

Enver Hoxha, me kuptimin e drejtë e të plotë të fjalës ishte dhe mbeti prijësi mendjehollë i proletariatit nderkombëtar, gjenjali i vetem e më i madhi, në rrafshin e mendimit Marksist – Leninist e atij progresist të gjysmës së dytë të shekullit XX, klasiku i pestë dinjitoz e meritor i filozofisë së M–L!

Ai ishte dhe mbeti në historinë e diplomacisë botërore, diplomati brilant e zotëruesi i çdo tryeze bisedimesh mes Tij dhe bashkëbiseduesve të Tij të të njëjtit rang udhëheqës, të huaj. Enveri ishte dhe mbeti atdhetari sa më e madhërishmja atdhetari, që u rrit, ndriçoi e, u tret për Atdheu e kombin e Tij! Ai ishte i madhërishëm me jetën e veprën e vet, sepse kurrë s’u qa para të huajve ‘miq’ se kishte një popull e një shtet të vogël e, që s’kishte aq ushtarë e as aq armatim sa kombet e shtetet e tjerë të mëdhenj për t’iu dalë zot atyre në çdo kohë e në çdo rrethanë. Ai u mbështet në popullin e tij të vogël në numër, por shumë të madh, nga më të mëdhenjtë e kontinentit plak, në vlera njerëzore e atdhetare, qendrestarie e heroizmi, duke e frymëzuar atë popull e duke e ngritur në përmasat vlerore shpirtërore e luftarake, dijësore e emancipuese përkrah kombeve me shtetësitë më të vjetra evropiane. Enver Hoxha ishte i madhërishëm në sytë e kombit të Tij, por edhe të politikës botërore që jo në çdo kohë ishte pro Tij, sepse arriti ta fuqizojë moralisht popullin që udhëhiqte dhe ta kishte kombin e Tij, mbështetësin dhe aleatin më besnik e, më të madh në qellimin e në misionin që i kishte vënë historia për ta kryer, si më të mirën e mundshme për atdheun e kombin e Tij. Ai, si njënjohës i hollë i karakterit të shqiptarëve, si një strateg vigan e mendjemprehtë e vlerësonte dhe e përdorte  me efektivitetin më të plotë, fuqinë që buronte nga atdhetaria e kombit shqiptar, fuqinë që buronte nga urtësia e trashëgimia vlerore kombëtare, fuqi ato që lindnin të gjitha llojet e qendresave tona heroike e të fitoreve kombëtare epokale. Ai, falë kësaj zotësie fenomenale, organizuese, frymëzuese e drejtuese prej strategu të vertetë fitimtar, e çliroi vendin e popullin e vet, vetem me forcat e veta partizane atdhe e liridashese e, heroiko – legjendare, si asnjë popull e shtet tjetër i pushtuar evropjan, përveç BRSS, por edhe ndihmoi në çlirimin e popujve fqinj nga pushtimi nazi – fashist në LDB.

Vetem në Epokën Enverjane, shqiptarët u bënë të pathyeshëm, si në kohën e Teutës ilire dhe të Skënderbeut arbëror. Ashtu si Skënderbeu edhe Enver Hoxha, bashkoi shqiptarët, formoi shtetin e tyre më të fuqishëm e më të zhvilluar social, e ushtarakisht, fakt ky i pranuar edhe nga kundërshtarët e Tij politik botërorë dhe, e dominoi skenën politiko – historike për sa ishte gjallë, si figura më përfaqësuese e më  emblematike e kohës edhe në rrafsh botëror, si simboli më dinjitoz i krenarisë kombëtare, si mendjendrituri më i madh i të gjitha kohërave shqiptare e parashqiptare, por edhe pasenverjane, si mbrojtësi e mbështetësi më i vendosur i popujve të robëruar e të shtypur nëpër botë. Ai, me dritën e vet mendore projektoi, frymëzoi e udhëhoqi shqiptarët për të dalë nga hullia e mosdijes, në dritën e dijes, e priu kombin, por në veçanti popullin tone në Shqipëri, të ngjitet jo si ‘Sizifi’ mitologjik, i vuajtur e kurrë i suksesshëm, por si një ‘Sizif alpinist’, i një lloji të veçantë ‘Sizifi’ modern e fitimtar mbi vështirësitë e kohërave, të çdo lloji, të paparë nga historia e botës së kohërave moderne, si ‘Sizif’ shpirtpaepur, pa peshën e mundimshme të ‘gurit’ të të gjitha mundimeve historike, si një ‘Sizif’ sfidues prej shqiptari modern, me trup e zemer atleti e maratonokakasi shqiptar, që rend e rend vetem përpara në hapësirat kohore, që i shkurton ato largësi e, pushton majakohërat historike dhe ku, flamuri i lavdisë i shkon pas si dëshmitari historik që rron në përjetësi, për ta dëshmuar madhështinë e jetës e të veprës së Tij në sherbim të Kombit e Atdheut. Këtë fat kaq shumë të përseritur në kohëjetën e Tij si burrështetas peshërëndë e rrënjëngulur në trojet e Tij, si një Ante legjendash e kreshnik shqiptar i madh, e pati vetem Enver Hoxha e, askush tjetër para, as pas Tij.

Kurrë dhe, në asnjë rrethanë, as historike, as studimore e, as shkencore, emri e vepra atdhetare e Enver Hoxhës nuk mund të shkëputen nga askush, kushdo qoftë ai, apo qofshin ata, për nga lavdia, urtësia e madhështia e tyre, nga Shqipëria dhe shqiptarët e viteve 1941 – 1985 dhe ngjarjet kulmore historike brenda këtij harku kohor. Vetem në këtë hark kohor emri, jeta dhe vepra e Enver Hoxhës u shkrinë krejt natyrshëm në një, me emrin e përmbajtjen e lavdisë, krenarisë e të dinjitetit të shqiptarëve si popull e si komb. Askush si Ai, nuk ia fali emrin e jetën, veprën e dritën e vet mendore, kombit e atdheut, kohës dhe kryeepokës së vet e të shqiptarëve!

Vdekja është një proces fiziologjik i natyrshëm dhe, askush si Enver Hoxha nuk e bëri edhe vdekjen e  vet, të lavdishme, sepse dhëmbjen që shkaktoi ajo duke na e marrë Enverin tonë, e mbuloi madhështia e jetës së Tij, e neutralizoi pavdekësia e mësimeve dhe e ideve të Tij, e vrau, vepra e Tij e pavdekshme, nga më madhështoret e njerëzimit, krahasuar me numrin e popullsisë e, me rrethanat tepër  të vështira në të cilat e ndertoi atë vepër, në një kohë tepër të shkurtër, kur popujve e kombeve të mëdhenj të kësaj Evrope, për t’i kapur ato standarde që kapi Shqipëria 45 vjeçare në liri, ju janë dashur, pse jo, edhe shekujt. E, pa dyshim se ajo kryevepër e ndertuar në Epokën Enverjane është Shqipëria Socialiste, krenare, e dinjitetshme, e mosvarur e pathyeshme e, zonjë e madhe vlerash njerëzore, ashtu siç e kishte bërë Skënderbeu në Mesjetën Shqiptare dhe ashtu, por edhe shumë e më përtej e, më lart ëndërrimeve e dëshirave më të guximshme që kishin pasur rilindësit tanë të epokës së Rilindjes tonë Kombëtare në kohën e tyre, por dhe të të gjitha ëndërrimeve e deshirave të  dëshmorëve e heronjve të të gjitha kohërave.

Enver Hoxha ishte sfiduesi më i madh i paudhësive të shekujve, i kohërave, i ngjarjeve kundërshtuese, penguese, të rrugës së Tij e të kombit të vetë, i pengesave dhe i kurtheve që donin t’ia rëndonin jetën popullit e kombit tonë, të cilave iu dilte përherë përballë burrërisht dhe, në krye, prore me fitore e më lavdi.

Shumë ka folur kombi ynë për madhështinë e figurës e të përsonalitetit të birit të vet më të dashur e më të çmuar, Enver Hoxhës, por edhe për vlerat e frymës Enverjane.

Gjithmonë shqiptarët do t’i jenë borxhli në këtë drejtim Atij, sepse të flasësh me frymë atdhetare e, për frymën kombëtare të jetës e të veprës së Enver Hoxhës, nuk mjaftojnë asnjëherë kohërat, nuk mjaftojnë librat, nuk mjaftojnë studimet, as urtësitë njerëzore.

Historia, me plot të drejtë e ka skalitur figurën e Enver Hoxhës me madhështinë dhe me dritën e një ‘Dielli’, por të një dielli të një ‘Galaktike’ të veçantë, të ‘Galaktikës njerëzore’!

Enver Hoxha, gjatë tërë jetës së Tij u mbështet tek ligjësitë objektive të natyrës e të shoqërisë dhe, mbi bazën e studimeve dhe mbështetjes tek të vertetat që buronin prej tyre, Ai diti të mendojë e të flasë si i vertetë, jo si mashtrues e fallxhor, duke i treguar edhe popullit të vetë e të tjerëve popuj, prore, vetem të vertetën, kurrë mashtrimin e fallsifikimin e saj. Falë këtyre dukurive dhe cilësive që gjallonin e frymonin tek Enver Hoxha, jeta, idetë, mësimet e vepra e Tij rrojnë, bile rrojnë fuqishëm edhe pas vdekjes së Tij. Pikërisht, kjo bëhet një e vertetë e natyrshme kur shikojmë se sa shumë borgjezia e sotme vendase, por edhe e jashtme, i tremben madhështisë së figurës së ‘Everestit’ të njerëzimit, Enver Hoxhës edhe pas 36 viteve të ndarjes së Tij nga kjo jetë. Këtë frikë e tmerr të tyre e vëmë re dhe, kur shikojmë se sa shumë i tmerron ata rritja e pavdekësimi i frymës dhe i figurës së këtij përsonaliteti me përmasa jashtëkombëtare, në zemrat e shqiptarëve dhe të popujve liridashës anë e mbanë globit tokësor.

Në këtë shkrim homazh për Enverin tonë, nuk kam si qellim të numëroj faktet që dëshmojnë madhështinë e lavdinë e përsonalitetit e të Epokës së Tij, as arritjet e Tij si prijës e burrështetas prej kolosi të pamposhtur për më se 44 vite luftë e fitore, sepse të gjitha i dinë fort mirë shqiptarët e joshqiptarët, pasi janë të dokumentuara në memorjen e historisë së epokës së Tij, në dokumenta të shkruara brenda e jashtë atdheut tonë, por edhe në memorjen njerëzore të asaj kohe kryekohë, brenda e jashtë Shqipërisë.

Është fakt i pakontestueshëm nga akush në botë se, ndryshimi i rrjedhave të historisë tonë kombëtare nisur nga ‘Pranvera e kuqe shqiptare’ e viteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar në Kosovë, vijuar, kulmuar e përmbyllur në një fazë të saj, me krijimin e UÇK e me LÇ të Kosovës, që sollën ‘Stalingradin’ shqiptar – Prekazin e Drenicës legjendare e lavdimadhe, ku me betejen e pashembullt, atë të qendresës fatpërcaktuese për shqiptarët, në familjen legjendare ‘Jashari’, por që solli edhe atë kthesën e madhe heroiko-legjendare të historisë kombëtare shqiptare, çlirimin e Kosovës nga ushtria atdhetare e legjendare shqiptare e Heroit kryekomandant i saj Adem Jashari. Shqiptarët si faktori vendimtar i arritjes së fitores së asaj lufte epope, fituan perms të drejtës morale e njerëzore të luftës së tyre edhe mbështetjen edhe admirimin e faktorit ndërkombëtar përparimtar të kohës. Ishin ato ide e ideale që nxiteshin e mbështeteshin me tërë forcën e një zemre kombëtare, që buronin nga shteti amë, Shqipëria e Enver Hoxhës, produkt edhe investime të gjithanshme të ngritjes në ato nivele të larta cilësore të vetëdijes shqiptare në trojet tona jashtë Shqipërisë politike që sollën kthesën madhore pozitive, historike të Kombit shqiptar.

Ajo luftë çlirimtare shqiptare e Kosovës, nxori si një krijesë të saj shumëvlerëshe për një kohë të caktuar, Mëvetësinë e Kosovës si përmbyllje e njërës fazë të objektivit madhor kombëtar e historik shqiptar, por edhe shtetin e dytë shqiptar në hapësirën gjithëkombëtare, hap ky që do të na çojë shumë shpejt e, shumë më lehtë edhe tek realizimi i objektivit përmbyllës, atij të Kryeidealit Madhor Kombëtar të të gjitha kohërave mbi njëshekullore, të bashkimit gjithëkombëtar në një shtet e, nën flamurin tonë kombëtar të Skënderbeut. Faza e dytë dhe përmbyllëse e këtij procesi është tanimë në duart e politikës së dy shteteve shqiptare dhe të politikave të tyre të njëjtësuara për këtë objektiv, sa madhor, edhe jetik për kombin tonë.

E gjithë kjo ecuri ngjarjesh historike në Kosovën e shqiptarisë është një ide madhore, atdhetare e gjeniale, është një  investim direkt i doktrinës politike të shtetit shqiptar të Shqipërisë Socialiste, por edhe të udhëheqësit të atij shteti, atdhetarit vigan, mendjendritur e zemerflaktë, Enver Hoxhës, përqafuar edhe nga bijtë më të lavdishëm shqiptarë të asaj treve luftarake e shqiptareshe të pamposhtur.

Enver Hoxha është fituesi i disa anketimeve e sondazheve të kryera pas vdekjes së Tij, në vitet borgjeze të Shqipërisë, nga gazetat më të mëdha shqiptare, por edhe nga institucione me peshë ndërkombëtare të OSBE, si figura më madhore historike e Kombit tonë.  Ai, sot për sot, është shqiptari më i klikuar e, më i kërkuari në shkallë botërore në ‘Google’; është shqiptari i vetëm që zë vend dinjitetshëm në Enciklopedinë Botërore, si udhëheqës i popullit të vetë në Luftrën fitimtare Antifashiste Nacional Çlirimtare e, si politikani që ndikoi fuqishëm në ndertimin e zhvillimin e vendit të vetë, për afër një gjysmë shekulli, si shqiptari i vetëm që ia vuri vulën e lavdisë Epokës së Shqipërisë socialiste. Veprat e shkruara prej Tij, teoriko – filozofike, analizuese, orientuese e memorialistike, janë përkthyer në shumë gjuhë të botës, në ato më kryesoret dhe përbëjnë një ndihmesë të jashtëzakonshme të këtij gjeniu shqiptar në fushën e pasurimit të thesarit të mendimit, teorisë e analizës filozofiko – politike të historisë moderne të njerëzimit, por edhe të përsosjes e të pasurimit të mendimit, ideve e të teorisë e filozofisë së proletariatit botëror e, të mendimit përparimtar në tërësi.

Për shumë nga ngjarjet madhore me peshë ndërkombëtare, që i kanë sjellë botës e njerëzimit ngerçe e pasoja të rënda, mbështetja në analizat e përfundimet filozofiko – shkencore të dala nga mendja e Enver Hoxhës,  janë çelësi i vetem e përfundimtar i zgjidhjes së drejtë të tyre, në dobi të paqës e të lirisë së popujve të robëruar e, nën sundimin e pabarazisë çnjerëzore të sistemit kapitalist botëror.

Enver Hoxha si asnjë udhëheqës tjetër botëror i kohërave moderne para Tij, të njëkohshëm me Të, por edhe pas Tij, është analizuesi, parashikuesi e përcaktuesi më i saktë e më shkencori në përcaktimin e rrjedhës historike të shumë proceseve e dukurive me përmasa globale, por edhe për mënyrën e zhvillimit e rezultatin e përfundimit të tyre, edhe kur ato kanë qënë rajonale, mbështetur në analizën e fakteve e të dukurive nën dritën e shkencës së dialektikës materialiste, historike, njerëzore.

Parë nga ky këndveshtrim dialektiko – historik, por edhe teoriko – praktik, arrijmë në përfundimin shkencor se, Enver Hoxha, me jetën e veprën e Tij të gjithanshme praktike e teorike, politike e filozofike, u shndërrua në një njeri epokal e erodit i jashtëzakonshëm, në një ‘Diell’ të vertetë, i cili vijon të ndrijë në kupën e ‘qiellit’ të mendimit e të arsyes së kthjellët njerëzore edhe pas 36 viteve nga ndarja prej kësaj jete.

Përseri Ai vijon të ndriçojë horizontet e mendësisë njerëzore, duke hedhur dritë në rrugën drejt një bote të re, pa shtypje e shfrytësim të njeriut nga njeriu, pa skllavëri moderne të njerëzimit, pa thellime hendeqesh jetësore midis shtresave në shoqërinë njerëzore, pa luftra e pa derdhje gjaku të pafajshëm nëpër skenat e ndryshme e të shumta të kësaj bote, për të ndertuar mbi themelet e kalbura të këtij sistemi të çmendurisë, krimit e të pangopësisë borgjeze, të pabarazisë e të padrejtësisë shoqërore, ngritur mbi trazirat që kurrë s’kanë pushuar e, s’kanë të ndalur as në ditë e sotme, ‘Botën e Re’ të së ardhmes së lumtur të njerëzimit.

Ballafaqimi i kohës tridekadëshe të pasnëntëdhjetës me Kryeepokën legjendare e lavdimadhe të Enver Hoxhës, nxjerr në dritën e diellit madhështinë e pakrahasueshme të përsonalitetit e të figurës së Enver Hoxhës, thellësinë e mendimit e të gjykimit të Tij, prore objektiv, mbështetur mbi të vertetën, por edhe të rendit ekonomiko – shoqëror që udhëhoqi!

Ky ballafaqim kohërash nxjerr në dritën e të vertetës së padiskutueshme, epërsinë e rendit socialist, në çdo plan, ekonomik, social, moral, politik e ushtarak, mbi këtë rendin e kalbur borgjezo-kapitalist. Ky ballafaqim kohërash e regjimesh politike njollos me turpin e të gjitha kohërave klasën e sotme politike borgjeze të pasnëntëdhjetës bashkë më sistemin e saj borgjez të instaluar me dhunë në Shqipëri, në fundvitin 1990.  Për ta nxjerrë këtë përfundim nuk kërkohen shumë mend, por as shumë filozofira, sepse flet vet rruga historike dhe se, ai është shumë i dukshëm e shumë i prekshëm. Roli historik i individit Enver Hoxha në historinë moderne të shqiptarëve është mishërimi i të gjitha përvojave e traditave positive, i të gjitha vlerave e urtësive të kombit tonë, ngritur në piedestalin e historisë  e, të mishëruara e të përjetësuar në përsonalitetin e Tij të shndërruar në institucionin shpirtëror gjithëkombëtar e atdhetar! Shqiptarët, emrin e Enverit të tyre, e lidhin pazgjidhshmërisht e organikisht me emrin e Kombit shqiptar, ndaj Ai, si mishëruesi i cilësive më të mira kombëtare, në kuptimin metaforik është vet Kombi i Tij.

Eh, sa shumë herë ka folur me zë e me zemer me Ty, o Enver, populli yt i prerë në besë, pas ndarjes Tënde fizike nga Ti ! Ka folur me prillët që erdhen pa Ty, që të gjithë, fytyrëngrysur e sypërlotur! Të gjithë kanë të drejtë të jenë ashtu, sepse, as lulekuqet, as bilbilat, as pëllumbat, as sorkadhet, as agimet e, as rinia e këtij vendi, pra, asgjë e askush më,  këtu s’po e gjën veten! Ndaj, ikin . . . ikin, fluturojnë e treten udhëve pa krye të botës së eger! Gjithçkaja në këtë vendin tonë, ikën . . . ikën me nxitim e,  me më të madhin vrap nga ky vend, të cilin e pate kthyer në një kopsht të lulëzuar e të begatuar, e pate bërë kalaqendresën heroike të  shqiptarëve, pasi më ky vend, Shqipërimjera jonë e këtyre moteve të errësirës dhe të vdekjeve, askënd nuk e ngazëllen më, sepse asnjë shpresë më në këtë kohë e vend, asgjë s’e këndell! Politika antikombëtare na ka kapluar çdo qelizë dhe ajo, ujërat trazon e arsyen tyrbullon e, sa e hap gojën, për çdo gjë veç na mashtron e na tradhton!

Kombi shqiptar është e duhet të jetë krenar që lindi e rriti fenomenin Enver Hoxha. Ai është përherë borxhli ndaj këtij fenomeni me përmasa vlerore botërore, për ta nderuar e kujtuar ndër kohëra e breza, në të mirë e në të keq, si shpëtimtarin e tij të padiskutueshëm dhe si lartësuesin e tij në majamalet e lavdisë, nderit e të krenarisë së padiskutueshme.

Inteligjenca e vertetë e atdhetare nuk duhet ta kthejë veten në prenë e politikës së ditës e, të skllavërohet prej saj, por as të bjerë në prehërin e në kurthet e politikave bajate të partive politike kohëbrejtëse, të cilat me pafytyrësinë më të madhe, për tri dekada me radhë, e dhunuan, e përdhunuan, e vodhën, e grabitën, e mashtruan, e përçudnuan, e vranë, e shanë, e prenë, e dogjën dhe e shkrumbuan këtë vend të begatë e të bukurive natyrore përrallore.

Intelektuali i vertetë duhet të bëhet zëdhënësi i të vertetave historike, pasi mbi çdo analizë e vlerësim subjektiv edhe ndaj figurës dhe rolit të përsonalitetit gjenial të Enver Hoxhës, qëndron analiza e përcaktimi, arsyeja dhe gjykimi i paanshëm e objektiv i historisë, e cila Enver Hoxhës i ka dhënë vendin e merituar e vlerësimin maksimal nderues në altarin e nderit të saj, duke e mbuluar me lavdinë e përjetshme.

Tiranë, më 09 prill 2021.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani 10 Prilli i vitit 2009, shënon datën e…