“Epoka e re” riaktualizoi politikat kombëtare përgjatë 20 vjetëve

28 janar 2020 | 19:10

Nga: Izmi Zeka për 20-vjetorin e “Epokës së re”

“Epoka e re” ka ruajtur në kontinuitet frymën dhe vizionin e shtetit të Kosovës.
Si rrallë ndonjë gazetë ajo i qëndroi besnik idesë së shtetit dhe zhvillimit të saj. Është padyshim një vlerë në kultivimin e vlerave kombëtare shqiptare. Natyrisht se një gazetë e tillë ka ndihmuar në pasqyrimin e drejtë dhe kombëtar të të gjitha proceseve me rëndësi jetike për vendin gjatë këtyre 20 vjetëve që nuk ishin pa sfida. Gjithherë ishte në shërbim të shtetit. Kjo dhe e bënë të veçantë këtë gazetë duke ruajtur brumin e asaj që quhet shqiptari.
Profesionalizmi dhe kombëtarja janë dy komponentë që kanë ruajtur simetrinë duke u bërë zëdhënëse e aspiratave shekullore të shqiptarëve kudo, e në veçanti në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
1920 - 100 VJET -2020 Ndue Dodaj Në njerën prej…