Erdogan i sfidon të gjithë me foto brenda Shën Sofisë

20 korrik 2020 | 11:04

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka vizituar Xhaminë e Shën Sofisë e cila do të hapet për faljen e namazit pas 86 vitesh, të premten më 24 korrik me namazin e xhumasë.

Erdogan qëndroi në Xhaminë e Shën Sofisë rreth një orë ndërsa u informua rreth punimeve të kryera për hapjen nga ministri i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy dhe guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya.

Atë e shoqëruan drejtori i Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun, ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu dhe kryetari i Çështjeve Fetare (Diyanet) të Turqisë, prof. dr. Ali Erbaş. Në dalje të Xhamisë së Shën Sofisë presidentin Erdogan e prisnin qytetarë të shumët.

Kujtojmë se, Gjykata e Lartë në Stamboll ka rrëzuar një dekret të qeverisë të vitit 1934 që e shndërroi Shën Sofinë në muze, duke i hapur rrugën shndërrimit në Xhami, pavarësisht reagimeve kundër nga disa shtete, përfshirë edhe SHBA.

Shën Sofia ka qenë një prej Kishave më të famshme të Kostandinopojës, por pas pushtimit nga osmanët, u shndërrua në Xhami. Në vitin 1934, qeveria turke e kohës dha vendimin për shndërrimin e saj në muze.TVT

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, Ramiz…