Erërat e forta dhe zjarret, Rama shpreh respekt dhe falënderim për zjarrfikësit

27 korrik 2025 | 10:45

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se në një 24 orësh të rënduar nga erërat e forta dhe shpërthimet e njëpasnjëshme të zjarreve në disa lagje të Kryeqytetit, Brigada Profesionale e Zjarrfikësve në bashkëpunim me Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca u përballen dhe menaxhuan situata të vështira në mbi 8 lokacione njëkohësisht.

“Në emër të Kryeqytetit, dua të falënderoj me mirënjohje të thellë: Zjarrfikësit e përkushtuar që po rrezikojnë jetën për të mbrojtur jetët tona. Lulzim Fushtica me ekipet koordinuese dhe drejtuesit që po menaxhojnë situatën me përkushtim dhe vendosmëri. Qytetarët që po bashkëpunojnë me kujdes dhe solidaritet. Ju lusim që mos të ndizni zjarre në fusha dhe të keni kujdes të shtuar në këto temperatura të larta! Siguria është përgjegjësi kolektive!”, ka shkruar Rama në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka dështuar edhe seanca e fundit para hyrjes në fuqi…