Erleta Qestaj vazhdon rrugëtimin politik – rikandidon për Asamblenë Komunale nga AAK-ja në Junik

27 korrik 2025 | 17:37

Erleta Qestaj do të jetë sërish pjesë e garës për Asamblenë Komunale të Junikut, duke vazhduar rrugëtimin e saj politik në kuadër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Ajo është pjesë e ekipit të kandidatit për kryetar të Junikut, Agron Kuçi, i cili po përzgjedh ekipin me të cilin synon fitoren në zgjedhjet komunale të 12 tetorit 2025.

Erleta njihet si një vajzë me ambicie të mëdha, që gëzon respekt dhe përkrahje të gjerë në komunitetin junikas. Ajo ka shërbyer edhe më parë si asambliste dhe ka fituar besimin e qytetarëve përmes angazhimit dhe përkushtimit të saj në mandatin e kaluar.

Lajmin për rikandidimin e saj e ka bërë të ditur babai i saj, Fadil Qestaj, përmes një postimi publik, ku falënderon të gjithë ata që e kanë mbështetur Erletën më parë dhe shpreson që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në zgjedhjet e ardhshme.

Postimi i plotë i Fadil Qestajt:

Të nderuar bashkëvendas,

Vajza jonë, Erleta, është pjesë e ekipit të z. Agron Kuçi në garën për Zgjedhjet Komunale në Komunën e Junikut.

Një falënderim të veçantë për të gjithë ata votues që e mbështetën dhe votuan për Erletën në mandatin e kaluar. Shpresoj që edhe tani do të qëndrojnë besnik ndaj saj dhe ndaj familjes sonë.

Një falënderim i veçantë shkon edhe për kryesinë e AAK-së, për mbështetjen dhe përzgjedhjen e Erletës si pjesë e ekipit të z. Kuçi në mandatin e dytë.

Na priftë e mbara!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një burrë 55-vjeçar është gjetur sot i pa jetë në…