
Escobari mbërrin në qeveri, fillon takimin me Kurtin (foto)
14 mars 2024
| 16:22
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka filluar takimin me dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Takimi është duke u mbajtur në ndërtesën e qeverisë, ndërsa sipas agjendës, nuk është paralajmëruar deklarim për medie.
Escobari është duke qëndruar për vizitë dyditore në Kosovë, për të diskutuar mbi çështjen e Rregullores së Bankës Qendrore dhe procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Ai dje është takuar me presidenten Vjosa Osmani dhe liderët e opozitës, ndërsa gjatë ditës së sotme ka vizituar Manastirin e Deçanit, një ditë pasi kryeministri i Kosovës ka kërkuar të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që kërkon transferimin e 24 hektarëve tokë të Manastiri i Deçanit.


