Escobari takon edhe Kurtin: Barrikadat në veri duhet të largohen menjëherë

12 dhjetor 2022 | 20:18

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot zëvendësndihmës sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Takimi i sotëm ishte në kuadër të vizitës së paralajmëruar të Këshilltarit të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili për shkak se rezultoi pozitiv me Covid-19 e pati të pamundur të realizojë vizitën e tij.

Kryeministri Kurti fillimisht i uroi shërim dhe rikuperim të shpejt Cholletit, teksa i shprehu mirëseardhje Escobarit.

Qeveria përmes një njoftimi për medie ka njoftuar se në këtë takim u diskutua për situatën aktuale dhe zhvillimet e fundit, veçanërisht në pjesën veriore të Republikë së Kosovës.

“U theksua se barrikadat në rrugë duhet të largohen menjëherë. Në takim gjithashtu u diskutua për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, procesin e dialogut dhe për rrugën përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve”, ka njoftuar Qeveria e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Serbisë Zoran Zhivkoviq, e ka zbuluar një fakt…