
Eset Berisha emërohet drejtor i Aviacionit Civil
11 janar 2019
| 13:41
Qeveria e Kosovës ka emëruar të premten Eset Berishën drejtor të Aviacionit Civil.
Kandidatë për këtë post kanë qenë edhe Dritan Gjonbalaj dhe Bajram Xhemajli.
Eset Berisha deri tani ka qenë këshilltar i ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj.