
Eskalon debati mes Shalës e Krasniqit, u ndalen mikrofonat
02 qershor 2025
| 21:49
Sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është folur në lidhje me përplasjen mes Saranda Bogujevcit dhe Ilir Mirenës, ku u zhvillua një debat i ashpër mes opinionistit Azdren Shalës dhe gazetarit Vullnet Krasniqi.
Duke qenë një diskutim i tillë, në një moment ishte drejtuesi i emisionit, Adriatik Kelmendi ai i cili u ngrit në këmbë për t’a qetësuar dyshen.
Mirëpo, edhe pas kësaj, debati i ashpër vazhdoi dhe për këtë arsye Shalës e Krasniqi u janë ndalur mikrofonat.