Eskalon situata në Emshir, zjarri përfshinë disa banesa

26 qershor 2025 | 23:07

Një zjarr i madh ka përfshirë disa banesa në lagjën Emshir të Prishtinës.

Zjarri filloi fillmisht në njërën prej banesave të kësaj lagje, mirëpo më pas është përhapur edhe në banesat tjera.

Në vendngjarje reaguan menjëherë njësitë e zjarrfikësve, policisë dhe ekipet emergjente, të cilët tash e disa orë po përballen me zjarrin.

Lidhur me këtë janë deklaruar edhe nga ana e Policisë së Kosovës për Periskopin.

“Sot rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në lagjen Emshir në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.

VIDEO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Burim Ramadani ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke…