Eto’o zbulon pasardhësin e Messit te Barça

12 janar 2021 | 12:38

E ardhmja e sulmuesit të Barcelonës, Lionel Messi është në dyshime me argjentinasin që i skadon kontrata në fund të sezonit.

Argjentinasi është i gatshëm të negociojë me klubet e tjera, derisa është i lidhur me kalimin të klubet si Manchester City, PSG dhe transferimin në MLS.

Mirëpo, legjenda e blaugranasve, Samuel Eto’o mendon se Barcelona ka në skuadër pasuesin, bëhet fjalë për sulmuesin Ansu Fati.

“Mendoj se është një ndër lojtarët e së ardhmes, tani është duke bërë gjëra të shkëlqyeshme dhe klubi duhet ta rrisë dhe të kujdeset për të. Shpresoj që ai do jetë pasuesi i Messit”, ka thënë Eto’o për “Sport Bible”.

Momentalisht spanjolli është duke u shëruar nga lëndimi që pësoi para disa muajve duke këputur ligamentet dhe pritet të rikthehet në muajin e ardhshëm ose në mars.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesorin universitar Resul Sinanin se shpejti mund ta shihni në…