
Europa në kostumin e ngushtë franko-gjerman
Macron dhe Merz mendojnë në mënyrë më të ngjashme me njëri-tjetrin sesa Macron dhe Scholz. Kështu shkruan në një opinion të vetin në “Politico” kreu i Eurazia Group, Mujtaba Rahman. Sipas tij ndryshimi i ndodhur në Gjermani vendos një komunikim më të mirë mes dy fuqive kryesore në Bashkimin Europian, por dilemat mbeten.
Lëvizja e parë e Friedric Merz – vizitë në Paris. Aksi franko-gjerman duhet të riafirmohet.
Vizita e dytë – në Poloni, që ilustron ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur.
Ka arsye të besohet sipas autorit në fjalë se Gjermania do të kërkojë disa ndryshime. Ai sugjeron se Merz madje mendon ndryshe nga paraardhësi i vet për sa i takon politikës së jashtme dhe ka mendime se ai sheh nga fuqizimi i të ashtuquajturit Trekëndëshi i Vajmarit që konsiston në Gjermaninë-Francën dhe Poloninë.
Rahman shton se Merz është duke mos e përjashtuar rinegociimin e një Traktati të ri për Europën. Përtej çështjeve të mbrojtjes që prekin ecurinë ekonomike të vendeve, duhet thënë se veprimet e reja të kancelarit gjerman nëse qëndrojnë në këtë kuadër analize, injorojnë dy vende me shumë rëndësi: Italinë dhe Spanjën.
Inercia për ta parë të ardhmen e BE-së dhe sigurinë e saj në suazën e një precedenti të suksesshëm siç është bashkimi franko-gjerman, është me marzh të lartë gabimi në kushtet e sotshme. Mjafton të shihet se edhe për çështje si emigracioni zgjidhjet po kërkohen në periferinë e BE-së dhe jashtë territorit të saj institucional për të kuptuar se mënyra e të menduarit duhet të ndryshojnë në një botë që po ndryshon të gjitha raportet.
Ta zëmë Europa e parë në këtë aspekt mes Francës dhe Gjermanisë, mohon këtu edhe fuqinë e shtuar demokratike të Britanisë së Madhe dhe Kanadasë që nuk kanë pse të shihen si ekstraterritoriale sikurse Turqia që është një fuqi europiane dhe portë e sigurisë së saj.