Evertoni kërkon nga Chelsea uljen e çmimit për Bojën

17 prill 2025 | 14:23

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja ka gjasa të mëdha ta kompletoj transferimin e tij të përhershëm tek Evertoni, por vetëm nëse Chelsea ulë çmimin e tij.

Broja në fillim të këtij sezoni u huazua nga Chelsea për një vit dhe Evertoni ka opsionin e blerjes së tij në verë për 30 milionë euro.

Megjithatë, lëndimet e shumta të Brojës këtë sezon kanë vënë në dyshim të ardhmen e tij tek Evertoni, ekip që është gati ta blejë kartonin e tij por për më pak se 20 milionë euro.

23-vjeçari këtë sezon ka 10 paraqitje për Evertonin në të gjitha garat kurse me skuadrën e Chelseat ka kontratë deri në verën e vitit 2028.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka…