
Exit poll-i i zgjedhjeve në Shqipëri: Rama fiton 51.8 %
Është publikuar exit poll-i i Albanian Post në Klan Kosovë, sipas të cilit fitues i zgjedhjeve në Shqipëri është: Edi Rama
Sipas këtij exit poll-i, Partia Socialiste e Edi Ramës ka fituar 51.08%, derisa e dyta ka dalë Partia Demokratike e Sali Berishës, e cila ka marrë 38%.
Sipas këtij rezultati, del se Rama i ka marrë 79 mandate, derisa Berisha i ka marrë 54 mandate.

Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor përcakton se Shqipëria ka një sistem zgjedhor proporcional rajonal, ku në secilin prej 12 qarqeve të vendit prodhohen mandate, bazuar në popullsinë e secilit qark.
Në zgjedhjet shqiptare kanë votuar 3,713,761 shtetas shqiptarë brenda dhe jashtë vendit për të zgjedhur 140 deputetët e Parlamentit të ardhshëm, nga 2 mijë e 46 kandidatë për deputetë, që përfaqësojnë 11 parti dhe koalicione zgjedhore.