“FaceTime” do të jetë i disponueshëm për Android

20 qershor 2021 | 13:05

Një nga risitë e iOS 15 do të jetë jo për përdoruesit e iPhone, por për ata të Android dhe Windows.

Sipas Apple, përdoruesit e sistemeve të tjera operative do të jenë në gjendje të hyjnë në thirrje FaceTime me anë të një linku të dërguar nga një përdorues Apple.

Apple nuk ka dhënë një arsye të qartë për arsyen e përditësimit të ri pasi kompania njihet për ekskluzivitetin-duhet të blesh pajisjet e saj që të shijosh eksperiencën, por shkak mund të jetë konkurrenca më efektive ndaj Facebook dhe Google, si edhe suksesi i Zoom ndaj pandemisë e tejkaloi FaceTime.

Gjithsesi, edhe ndryshimet janë të kufizuara. iMessage është një nga aplikacionet më të famshme dhe të përdorura të Apple për shkak të interaktivitetit që ofron dhe shkallës së lartë të sigurisë. Shpesh, përdorues të sistemeve të tjera operative kanë kërkuar një aplikacion të tillë dhe kompania përballet me konkurrencë jo vetëm nga Google, por edhe nga WhatsApp.

Ky i fundit ka popullaritet edhe më të madh pasi është i disponueshëm në një numër të madh pajisjesh, çka e ka shndërruar në një zgjedhje të parë për shkëmbimin e mesazheve./tvklan.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brazili ka konfirmuar se numri i vdekjeve nga Covid-19 ka…