Fadil Nura kritikon dy anëtarët e PDK-së në KQZ

11 nëntor 2025 | 10:36

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka reaguar në lidhje me dyshimet për manipulim të votës në Mitrovicë nga partia në pushtet.

Ai ka theksuar se anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) përfaqësojnë Partinë Demokratike të Kosovës në tërësi, dhe sipas tij, duke marrë parasysh zhvillimet e fundit në skenën politike të vendit, si dhe angazhimin e vazhdueshëm të shumë anëtarëve të PDK-së në mbrojtjen e votës së qytetarëve dhe të integritetit zgjedhor, vlerësojnë se sjellja e dy përfaqësuesve aktualë të PDK-së në KQZ ka qenë për keqardhje dhe në kundërshtim me interesat e partisë.

“Në vend që të kontribuojnë në mbrojtjen e qëndrimeve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe të reagojnë ndaj fyerjeve dhe sulmeve të përsëritura nga përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje në mbledhjet e KQZ-së, këta anëtarë kanë dështuar të mbrojnë dinjitetin dhe qëndrimet politike të partisë. Sjellje të tilla dëmtojnë imazhin dhe besueshmërinë e Partisë Demokratike të Kosovës në një institucion të rëndësishëm siç është KQZ-ja.
Për këto arsye, kërkojmë nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës që të ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme për t’i liruar nga detyra këta dy anëtarë të KQZ-së dhe për t’i zëvendësuar me përfaqësues të tjerë me integritet të lartë profesional e politik, të cilët do të mbrojnë me dinjitet interesat e Partisë Demokratike të Kosovës dhe votën e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Nura në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, do të…