
‘Faleminderit nga zemra’, Rama i përgjigjet presidentit Macron për urimin e fitores
Kryeministri i Shipërisë, Edi Rama i është përgjigjur urimit që presidenti i Francës, Emmanuel Macron, që bëri paraditen e kësaj të mërkure në lidhje me fitoren në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
Në një postim në platformën “X”, Rama ka falënderuar Macronin për urimin dhe fjalët e thëna dhe theksoi rëndësinë e veçantë që ky mesazh ka, jo vetëm për të si individ, por edhe për marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Faleminderit nga zemra, i dashur Emmanuel Macron, për mesazhin tuaj urues që ka një domethënie të jashtëzakonshme – jo vetëm për mua, por edhe për marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Francës. Falë jush dhe qasjes suaj ndaj Ballkanit Perëndimor, këto marrëdhënie kanë arritur një nivel të paparë më parë. Është një nder i vërtetë për Shqipërinë që të ketë mundësinë t’ju presë sërish si një mik të çmuar, me rastin e Samitit të Komunitetit Politik Evropian, dhe që do të qëndroni më tej për të bërë një bilanc të bashkëpunimit tonë intensiv. Mirë se vini, mik i dashur!”, ka shkruar Rama.