Familja e Gjeneralit Gani Imeri organizon pritje madhështore për Gjeneral Rrahman Ramën

26 dhjetor 2025 | 13:45

Familja e Gjeneralit të ndjerë Gani Imeri ka organizuar një pritje madhështore në nder të Gjeneral Rrahman Ramës, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Takimi u mbajt në konakun e familjes Imeri, ku u theksua fryma e mikpritjes tradicionale dhe lidhja e fortë mes bashkëluftëtarëve. Gjeneral Rrahman Rama u shpreh i emocionuar për pritjen e ngrohtë, duke theksuar se është ndjerë si në shtëpinë e tij.

“Takim i mrekullueshëm sonte në konakun e familjes së shokut tim të luftës, Gani Imerit. Djemtë dhe vëllezërit e Ganiut e kanë trashëguar traditën e pritjes nga ai, dhe sonte më bënë të ndihem si në shtëpinë time. Faleminderit për përkrahjen e madhe!”, ka shkruar Rama.

Gjeneral Rrahman Rama garon në zgjedhjet e ardhshme si kandidat i PDK-së me numrin 7 në listën zgjedhore. Vizita në familjen e bashkëluftëtarit të tij, Gjeneral Gani Imeri, tashmë i ndjerë, u vlerësua si një moment domethënës që pasqyron respektin, miqësinë dhe vlerat e luftës çlirimtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir…