
Fatmir Limaj, jo vetëm kryetar Kuvendi, por edhe president të paktën për një vit
Gazetari Astrit Gashi ka shkruar në “Facebook” për ngjarjet që ndodhën sot në vend, pas dështimit të seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës.
Ai ka theksuar se opozita e shpëtoi sot Kurtin nga Kushtetuta, pa dashje. Sipas Gashit, po të betohej, do rrëzohej me ligj.
Sipas Gashit, Fatmir Limaj jo vetëm që do të bëhet kryetar i Kuvendit, por do të bëhet edhe president të paktën për një vit.
“Fatmir Limaj, jo vetëm kryetar kuvendi, por edhe president të paktën për një vit. Opozita e shpëtoi Kurtin nga Kushtetuta, pa dashje. Po të betohej, do rrëzohej me ligj. Tani, pa betim, s’ka as kuvend funksional, as çështje për gjykatë. Në vend ta fundosnin, i dhanë kohë për konsultime shtesë. Limaj jo vetëm kryetar i kuvendit, por edhe drejt presidencës së përkohshme! Çelik se jo mahi!”, ka shkruar Gashi.