Fatmir Shehollit i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

10 nëntor 2025 | 11:37

Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj Fatmir Shehollit, i cili u arrestua si i dyshuar për spiunazh.

Lajmin e ka konfirmuar për “Klankosova.tv” zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit F.Sh., gjyqtari i procedurës paraprake pas shqyrtimit të kërkesës, me datë 7 nëntor 2025 përmes aktvendimit ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që të njëjtit iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj”, ka thënë Gashi.

Fatmir Sheholli ishte arrestuar më 9 tetor nën dyshimet për spiunazh.

Ndaj tij, më 10 tetor Gjykata e Prishtinës i kishte caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Ai dyshohet se për një kohë ka vepruar sipas udhëzimeve të urdhrave të zyrtarit të lartë të BIA-s serbe, Bojan Dimiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Robert Lewandowski ka kaluar Neymarin në listën e golashënuesve…