Fazli Hoxha: Nisma duhet të forcohet edhe më shumë për sfidat që presin republikën tonë

28 shkurt 2020 | 22:00

“Për këto 6 vjet Nisma Socialdemokrate si subjekt politik ka dhënë dhe po vazhdon të jap kontribut të konsiderueshëm në shtetndërtimin e vendit, qoftë në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal”, kështu ka thënë përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha.

Hoxha i cili është edhe kryetar dege i Nismës në Gjakovë, ka thënë se sot në këtë ditëlindje të gjashtë, Nisma Socialdemokrate është e konsoliduar si subjekt politik, por që i duhet edhe më shumë punë dhe angazhim në fuqizimin e saj më të madh në skenën politike.

Postimi i plotë i tij:

Nisma Socialdemokrate sot feston 6-vjetorin e themelimit. Për këto 6 vjet Nisma Socialdemokrate si subjekt politik ka dhënë dhe po vazhdon të jap kontribut të konsiderueshëm në shtetndërtimin e vendit, qoftë në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal. Sigurisht se për këto 6 vite rrugëtim Nisma Socialdemokrate ka pasur para vetes sfida, në fuqizimin dhe shtrirjen e saj në të gjitha komunat.  Sot në këtë ditëlindje të gjashtë, Nisma Socialdemokrate është e konsoliduar si subjekt politik, por që i duhet edhe më shumë punë dhe angazhim në fuqizimin e saj më të madh në skenën politike. Si asnjëherë më parë vendit i duhet një subjekt politik socialdemokrat, që qëllim ka përmirësimin e jetës së qytetarit. Duke qenë sot pjesë e opozitës, Nisma Socialdemokrate ka shansin të forcohet edhe më shumë për sfidat e reja që presin republikën tonë.

Në këtë 6-vjetor urime gjithë anëtarësisë që vazhdojnë t’i mbesin besnik Nismës Socialdemokrate.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nisma Socialdemokrate ka shënuar 6-vjetorin e themelimit. Me këtë rast,…