
FBK-ja: Lipjani e Feronikeli bien nga liga
02 gusht 2020
| 18:30
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka konfirmuar rënien nga Superliga të KB Feronikelit dhe KB Lipjanit.
Superliga e Kosovës në basketboll ishte vendosur të mos vazhdohet më 19 maj si pasojë e pandemisë Covid-19, ndërsa plasmani deri në atë moment u mor si final. Sipas plasmanit Fernokeli e Lipjani binin nga elita.
Dy klubet kanë bërë kërkesë për qëndrim në elitë. Por Bordi i FBK-së pasi ka shqyrtuar kërkesën ka konfirmuar vendimin e marrë më 19 maj.