FBK-ja shpërblen KBF Prishtina me 4 mijë euro

29 prill 2019 | 17:04

Skuadra kampione në Ligën e Femrave, KBF Prishtina do të shpërblehet nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) me shumën 4 mijë euro, do të thotë me dy mijë euro më shumë se në dy vitet e mëparshme.

FBK-ja do të vazhdojë t’i shpërblejë edhe klubet e Superligës së Kosovës për rezultatet e arritura në edicionin 2018/19. Në këtë mënyrë skuadra kampione e elitës së basketbollit kosovar do të shpërblehet me 12 mijë euro, ndërsa ekipit nënkampion do t’i takojnë 6 mijë euro.  Ndërkaq skuadrat që kanë arritur të sigurojnë nga një vend në katërshen e madhe të elitës së basketbollit kosovar do të shpërblehen me nga 3 mijë euro.

Në këtë mënyrë krahas të hollave nga të drejtat televizive që u ndahen klubeve të Superligës së Kosovës, Bordi i FBK-së vazhdon të mbështesë skuadrat e elitës së meshkujve dhe femrave për t’i inkurajuar, por edhe për t’i ndihmuar sadopak në mbulimin e shpenzimeve.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Marcus Rashford është dëmtuar në shpatullën e majtë dhe…