
FC Ferizaj rikthehet në Superligën e Kosovës
04 maj 2024
| 17:05
Skuadra e Ferizajt është renditur e para në Ligën e Parë duke siguruar inkuadrimin në Superligë.
Bardhekaltrit triumfuan 0:4 ndaj Flamurtarit, fitore kjo që siguroi matematikisht ngjitjen në nivelin elitar të futbollit kosovar.
Kujtojmë së kjo skuadër e humbi statusin e Superligës në edicionin e kaluar, por që rikthehet menjëherë pas një viti.