
FC Kosova Düsseldorf falënderon sponsorin “NUHA”: 30 vite përkrahje e palëkundur ndaj klubit – edhe në momentet më të vështira
“FC Kosova Düsseldorf” shpreh mirënjohje të thellë dhe falënderim të sinqertë për firmën “NUHA”, e cila tash e gati tri dekada ka qëndruar gjithmonë pranë klubit tonë, pa u larguar as në periudhat më të vështira të ekzistencës sonë.
“Nëse ka një firmë që meriton falënderimin tonë të veçantë, ajo është pikërisht firma NUHA, që për 30 vite me radhë ka qenë krah nesh, në çdo stinë, në çdo sfidë”, theksojnë drejtuesit e “FC Kosova Düsseldorf”.
Falënderimi i plotë:
“FC Kosova Düsseldorf” shpreh mirënjohje të veçantë për firmën NUHA për mbështetjen e gjatë, të qëndrueshme dhe të palëkundur ndër vite. Kontributi i tyre nuk ka qenë vetëm financiar – ai ka qenë një shprehje e vërtetë e përkushtimit, besnikërisë dhe dashurisë për sportin, komunitetin dhe atdheun.
NUHA ka qenë gjithmonë më shumë se një sponsor: ka qenë pjesë e familjes sonë sportive, një mbështetje e fortë në çdo hap të rrugëtimit tonë. Ky bashkëpunim është një shembull frymëzues i lidhjes së ngushtë mes biznesit dhe komunitetit shqiptar në diasporë.
FC Kosova do të mbetet përherë mirënjohëse për këtë mbështetje, dhe do ta kujtojë me respekt të thellë rolin që firma NUHA – dhe në mënyrë të veçantë z. Gani dhe Naim Nuha – kanë luajtur në suksesin dhe vazhdimësinë e klubit tonë gjatë këtyre 35 viteve.
Mirënjohje dhe falënderim!
Forca FC Kosova!