FC Kosova Düsseldorf: Mirënjohje për mbështetjen e palëkundur nga “Jakupi GmbH”

26 korrik 2025 | 13:21

Klubi sportiv FC Kosova Düsseldorf ka pasur fatin që, përgjatë viteve, të mbështetet nga individë dhe kompani që nuk kursejnë përkushtimin ndaj komunitetit dhe sportit. Një prej tyre është firma “Jakupi GmbH”, e udhëhequr nga një personalitet i njohur dhe i respektuar në mërgatën shqiptare në Gjermani – Sylë Jakupi.

Me një përkushtim të vazhdueshëm dhe një zemër të madhe për sportin, Sylë Jakupi ka qenë prej vitesh shtyllë mbështetëse për klubin tonë, duke ndihmuar në përballimin e sfidave, por edhe në arritjen e sukseseve të rëndësishme. Nën drejtimin e tij, “Jakupi GmbH” është shndërruar jo vetëm në një kompani model për cilësi dhe profesionalizëm në shërbime, por edhe në një simbol të mbështetjes së paepur ndaj komunitetit shqiptar në Gjermani.

Kontributi i z. Jakupi dhe kompanisë së tij ka qenë i pandalshëm – qoftë në organizime, mbështetje logjistike apo financiare – gjithmonë me qëllimin për të ndihmuar zhvillimin e FC Kosova Düsseldorfdhe për të përkrahur të rinjtë shqiptarë që mbajnë me krenari fanellën e klubit.

Për klubin tonë dhe për komunitetin, Sylë Jakupi përfaqëson më shumë se një biznesmen të suksesshëm – ai është një shembull i vlerave të solidaritetit, unitetit dhe përparimit. Ndaj, ne shprehim mirënjohjen tonë më të thellë për të dhe për “Jakupi GmbH”, duke vlerësuar çdo hap dhe mbështetje që na ka afruar ndër vite.

Faleminderit Sylë Jakupi! Faleminderit “Jakupi GmbH”!

Forca FC Kosova Düsseldorf!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të aktiviteteve në shënim të Ditës Përkujtimore të…