
FC Mitrovica transferon Lushtakun dhe Abazin
FC Mitrovica ka transferuar dy futbollistët e njohur dhe me përvojë të madhe në futbollin e Kosovës, Shkëlzen Lushtaku dhe Armend Abazi.
“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se kemi arritur të realizojmë transferimin e dy super futbollistëve të nivelit të Superligës së Kosovës, Shkëlzen Lushtakun dhe Armend Abazin”, ka njoftuar FC Mitrovica.
Shkëlzen Lushtaku luan në pozitën e mbrojtësit të krahut të djathtë dhe vjen si transfer me përvojë në futbollin kosovar duke qenë pjesë e skuadrës të FC Drenica e cila u shpall kampione edicionin e kaluar dhe u inkuadrua në Superligë. Ndërsa Armend Abazi luan në pozitat kyçe të sulmit, si sulmues krahu dhe i njëjti vjen pas dy aventurave të suksesshme me FC Suhareka dhe FC Drenica të cilat u inkuadruan në Superligë me paraqitjet e tij.
“Përvoja e Lushtakut dhe Abazit në repartin e mbrojtjes dhe të sulmit do të na ndihmojë të arrijmë synimet tona për sezonin 2025/26 të cilat janë inkuadrimi në Ligën e Parë të Kosovës. Na priftë e mbara”, thuhet në njoftimin e klubit mitrovicas.
/Epoka e re/