Federata e xhudos, organizon turneun ndërkombëtar ‘Adem Jashari’

07 nëntor 2025 | 13:14

Federata e xhudos e Kosovës, do të organizoj turneun ndërkombëtar të xhudos për nder të komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

Turneu memorial zhvillohet të shtunën e 8 nëntorit, duke nisur nga ora 10:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Ky turne do të mbledh xhudistët më të mirë nga Kosova, Shqipëria, Sllovakia, Republika Çeke, Sllovenia, Bullgaria, Polonia dhe Maqedonia e Veriut.

Turneu organizohet nga Federata e Xhudos e Kosovës, në bashkëpunim me Judo Club “Polici” Prishtinë, si organizues teknik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtja e Jakup Krasniqit ka njoftuar se ish-zëdhënësi i UÇK-së…