Fejohet aktorja e Hollywoodit (Foto)

06 shkurt 2019 | 16:27

Aktorja hollivudiane Jennifer Lawrence, 28 vjeç, është fejuar me Cooke Maroney, 33 vjeç. Lajmi është konfirmuar nga “Insider”, por më herët një burim anonim ka thënë për “Page Six” se çifti po festonte në Nju Jork City.

Aktorja Jennifer Lawrence, 28 vjeç, është fejuar pas 8 muajsh njohje. Ai është pronari i një galerie arti.

Sipas “Us Weekly”, çifti ka filluar të dilte në qershor 2016, pasi një nga miqtë e Lawrence, Laura Simpson, i ka prezantuar ata. Maroney është drejtor i Gladstone Gallery në Nju Jork City.

Lawrence dhe Maroney ende nuk kanë bërë një dalje publike në tapetin e kuq që të vihen në qendër të vëmendjes, megjithëse ata kanë marrë pjesë në premierën e filmit “The Favourite”, vjeshtën e kaluar. /Gazeta Shqip/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vera Ora, nëna e këngëtares shqiptare Rita Ora, është mjaft…