
Fejohet Demi Lovato
23 korrik 2020
| 14:41
Këngëtarja me famë botërore, Demi Lovato është fejuar me aktorin Max Ehrich. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Demi përmes një postimi në “Instagram”, ku ka publikuar disa foto përkrah partnerit të saj nga ceremonia e fejesës e organizuar në bregdet.
Demi në postimin e saj shkruan se ajo është zyrtarisht partnerja e Max.
“Kur isha vajzë e vogël, babai im gjithmonë më quante partnerja e tij të vogël. diçka që mund të dukej e çuditshme, por për mua ka kuptim të përsosur. Dhe sot ajo fjalë ka kuptim të përsosur përsëri. Sot zyrtarisht jam partnerja e dikujt tjetër”, ka shkruar ajo.
https://www.instagram.com/p/CC-S49WhMDR/