Fejohet djali i Labinot Tahirit

23 gusht 2025 | 08:03

Këngëtari i mirënjohur Labinot Tahiri sonte ka festuar një moment të veçantë në jetën e tij personale – fejesën e djalit, Eltonit, me Ina Behlulin.

Pas një sezoni të ngjeshur plot me ahengje dhe koncerte ku ai i ka dhuruar gëzim publikut, duket se ëmbëlsira e fundit e verës i ka takuar familjes.

Me emocione të sinqerta, Labi ka ndarë urimet e tij duke e përshkruar këtë ditë si një fillim të ri të mbushur me dashuri, lumturi dhe bekime.

Urimet nuk kanë munguar as nga producenti Bini Nebihu që Eltonin e ka konsideruar “artist, e djalin më të mirë”, shkruan privebylibertaspahiu.

Urime të përzemërta për Eltonin dhe Inën, që dashuria e tyre të mbetet gjithmonë e fortë dhe rrugëtimi i tyre të jetë i mbushur me gëzim e harmoni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do t’i japë…