
FËMIJËT JANË E ARDHMJA E NJË KOMBI, PRANDAJ SERBIA PUSHTUESE I VRAU
Ismet Sylejmani
Shumë të dashura familje të 1432 fëmijëve të vrarë e të masakruar nga forcat ushtarako-policore pushtuese serbe, gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë dhe caqet e saj ushtarake në Kosovë!
Të dashura e të nderuara familje të Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit!
Shumë e dashura Nëna Shukrije e Leotrimit të vrarë me copa të minahedhësit!
Shume e dashura Nëna Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nëna Stanë Pjeter Gashi!
I nderuar Akademik Hakif Bajrami!
I nderuar e i dashur folësi legjendar e historik i Radios “Kosova e Lirë”, shqiptari i madh, shoku, bashkëluftëtari e miku im Nusret Pllana!
E nderuara kengetarja e madhe e kombit Shkurte Fejza!
Të nderuar të pranishëm!
Zonja dhe zotrinjë!
I dashur popull shqiptar që po na përcjell drejtperdrejt në Radio Televisionin e Kosovës!
Jemi bërë bashkë këtu në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, afër simbolit të Pavarësisë së Kosovë NEW BORN, në Kryeqytetin e Kosovës ne Prishtinë, për herë të parë pas përfundimit të luftës së UÇK-së, e pas çlirimit të Kosovës nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe NATO-s, për të nderuar 1432 shqiptare e shqiptar te vegjël, të cilët gjakpirësit serb na i kanë vrarë e na i kanë masakruar, i kanë ekzekutuar barbarisht dhe nga të gjithë këta të vegjël, janë derdhur mbi 4.296 litra gjak, gjak i cili qëndron në themelet e shetit tonë të Kosovës, të pavarur e të njohur dhe të pranuar ndërkombëtarisht!
Nga 1432 fëmijët, mbi të cilët shteti pushtues Serbia ka kryer gjenocit, janë: 22 fëmijë me emrin Burim, 17 fëmijë me emrin Agron, 14 fëmijë me emrin Besim, 14 fëmijë me emrin Jeton, 13 fëmijë me Liridon, 12 fëmijë me emrin Artan, 11 fëmijë me emrin Arben, 11 fëmijë me emrin Afrim, 11 fëmijë me emrin Blerim, nga 10 fëmijë janë me emrat: Faton, Fitim, Gëzim, Kreshnik, Valon, Behar, Besnik, Dafina, Kujtim, Lulzim, Ardian!
Ka shumë nga këta 1432 fatosë me emra të bukur shqip e domethënës: 9 Kushtrima, 9 Dritona, 9 Lirije, 8 Arsima, 8 Bekima, 8 Fatmira, 8 Ilira, 7 Albana, 7 Arianita, 7 Besarta, 6 Shkurte, 6 Agnesa, 6 Arjeta, 5 Flaka, 5 Albiona, 5 Sokola, 5 Albulena, 5 Anita, 4 Diana, 4 Çlirimtar, 4 Drilona, 4 Flamura, 3 Kastriota, 3 Leutrima, 3 Marigona e shumë e shumë të tjerë me emra nga më të ndryshëm!
Maltusët e rinjë serb, në krye me zbatuesin e gjenocidit shtetëror të Serbisë pushtuese, kryekriminelin gjakpirës Millosheviq dhe pasardhësit tjerë më në zë të inkuizitoreve serb, u vunë në zbatim të elaborateve shfarosese antishqiptare te Andriq, Qubrilloviq e Garashanin me Naçertanien projektin më gjenocidal, të cilët alfën dhe omegen e veprimit të tyre primar e kishin, vrasjen dhe likuidimin e shqiptarve të vjetër e sidomos të atyre të rinj, vrasjen dhe likuidimin e shqiptarëve të medhenj e sidomos të atyre të vogjel, gjenocid mbi të gjitha shtresat, e sidomos mbi pjestarët e ardhshëm të popullit shqiptar – fëmijët!
Shteti serb i carëve e krajleve dhe pasardhësve të tyre të zinj, zbatuesve të gjenocidit institucional shtetëror të Serbisë pushtuese, ekzekutorëve si Milosheviq, Sheshel, Arkan etj., e kishin platformë të veprimit aktiv, t’i vrisnin fëmijët e vegjël shqiptar, ata në klasë të parë e parashkollor, ata që shkojnë në qerdhe e në kopshte, atje, që në djep, por edhe fëmijë në bark të Nënave shqiptare, duke i mbytur kudo e në çdo skutë, me qëllimin final, ta lenin vendin tonë të dashur e të shtrenjtë, pa pasardhesit tanë, pa vazhdues të jetës me shqiptar origjinal, por edhe nese arrijnë ta mbijetojnë gjenocidin, të mbeten, me çdo kusht të jenë të shkombëtarizuar, të përbuzur e të fyer dhe pa vazhdimësi të pastër iliro-dardane, por të goditur nga rryma e konvertime të dhunshme të feve të pushtuesve!
Shumë na ka vra Serbia pushtuese nëpër vite e dekada, më shumë se 100 vjet rrjesht!
Thika dhe hangjari serb, revolja dhe bomba, pushka dhe mitralozi i mbretërve, krajlëve, presidentëve e kryeministrave zbatuesve të gjenocidit shtetëror serb, na kanë vrarë e na kanë masakruar, por kurrë nuk kanë mundur të ia arrinin të na shfarosnin!
Të nderuar të pranishëm,
Motra e vëllezër!
Ne shqiptarët kemi të drejtë të mburremi, sepse jemi ringritur e jemi rrënjosur thellë në truallin e Arbërit, kjo jo vetëm ngase jemi popull e komb si anteu, por edhe se kemi dëshmuar se jemi pasardhësit besnik të Skënderbeut, e kemi lindur UÇK-në dhe e kemi pasur e do ta kemi përgjithmonë aleat fuqinë e planetit, Shtetet e Bashkuara te Amerikes, çlirimtaren tonë, bombarduesen e armikut tonë shekullor, Serbinë pushtuese, të cilën e kalli në flakë dhe e shkatërroi deri në palcë!
Të nderuar të pranishëm,
Lirinë dhe Pavarësinë i kemi paguar me çmim të madh, e kemi larë me gjak, por te gjithë duhet ta dijmë, të mos e harrojmë kurrë, se Kosova çlirmin nga Serbia pushtuese e ke arritur me aletat, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës!
Gjaku i derdhur lum nga këta 1432 heronjtë e vegjel, që po i nderojmë sot, bashkë me femijët e Nënë Ferdonijes, të Nënë Pashkës e të Nënë Shukrijes së Leotrimit, por edhe të qindra dhe mijera nënave, fëmijët e të cilave, djem dhe vajza, u rreshtuan në radhët e UÇK-së, në rreshtat e pafund të kolonave të tmerrshme të deportimit masiv nga Atdheu, dhe u bë realitet çlirimi i Kosovës nga terrori dhe zgjedha e Serbisë pushtuese, janë balli i nderit dhe i krenarisë së përjetshme të kombit tonë!
Serbia pushtuese ka bërë masakra e gjenocid të pashembullt, ka thurrur plane djallëzore e ka zhvilluar luftë speciale shfarosëse për zhbërje nga faqja e dheut dhe nga harta gjeografike të popullit shqiptar në përgjithësi dhe të Kosovës në veçanti, por nuk ia ka arritur, sepse ketë të keqe e parandaloi e famshmja, heroikja Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe aleati ynë i madh Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Aleancën VeriAtlantike NATO-n!
Lavdi e 1432 fëmijve të pavdekshëm!
Lavdi gjakut të derdhur për çlirim nga Serbia pushtuese!
Prishtinë, 1 Qershor 2025!