Fenerbahce nuk heq dorë nga Nkunku
Christopher Nkunku, mund të jetë një nga emrat më të nxehtë të merkatos së janarit, përkundër dy golave të shënuar ndaj Veronas.
Sulmuesi francez, aktualisht pjesë e Milanit, ka rënë në radarët e Fenerbahçes, e cila po shtyn fort për transferimin e tij.
Sipas mediave italiane, klubi turk ka shfaqur interes konkret dhe ka nisur kontaktet për të kuptuar kushtet e një marrëveshjeje të mundshme.
Te Milani situata e Nkunku mbetet e hapur, pavarësisht cilësive të njohura dhe momenteve pozitive në fushë, konkurrenca dhe zgjedhjet teknike kanë bërë që e ardhmja e tij të mos jetë e sigurt.
Skuadra turke, është gati t’i ofrojë një rol qendror dhe minutazh të rregullt, faktorë që mund të peshojnë në vendimin e lojtarit.
Ditët në vijim pritet të jenë vendimtare, me Milanin që do të vlerësojë çdo ofertë serioze, ndërsa Nkunku mbetet në pritje të zhvillimeve për të ardhmen e tij.
Flitet se 30 milionë euro do të mjaftojnë për marrëveshje.



