Ferit Idrizi rikandidon për kryetar të Vushtrrisë

13 qershor 2025 | 15:02

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar se ka marrë besimin e strukturave të Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për të kaniduar edhe për një mandat në krye të  kësaj komune.

“Sot pas katër viteve pune, Dega e PDK-së në Vushtrri më ka dhënë sërish besimin duke nominuar kandidaturën time edhe për një mandat tjetër si kryetar komune. Vendimi unanim i strukturave të degës, me mbështetjen e kryetarit z. Kurtan Kajtazi, është për mua nder dhe përgjegjësi e madhe”, ka shkruar Idrizi në “Facebook”.

Idrizi ka potencuar se gjatë mandatit të tij të parë është punuar shumë, por, që jo gjithçka është përfunduar siç ishte planifikuar.

“Por unë kam qenë gjithmonë pranë jush, në çdo lagje e fshat, në takime e vizita, me zyrën time të hapur dhe me telefonin gjithmonë në dispozicion. E di mirë me çfarë përballeni çdo ditë. Kam qenë pranë jush, i kam dëgjuar shqetësimet dhe kërkesat tuaja dhe pikërisht për këtë besoj se kemi ende punë për të bërë, bashkë”, ka shkruar Idrizi.

Zgjedhjet komunale në Kosovë do të mbahen më 12 tetor të këtij viti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi në Forumin GLOBSEC në…