Ferizaj, mundësi për zhvillimin e turizmit rajonal

11 qershor 14:25

Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Arton Gavazi, bashkë me drejtorin e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Zekir Bytyqi, në mesin edhe të komunave tjera nga gjithë gjeografia shqiptare, po marrin pjesë në punimet që po zhvillohen në Tiranë në Mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, me temën “Forumi Ekonomik dhe Turizmi Rajonal: Mundësi për të rinjtë e Rajonit”.

Në këtë mbledhje të kryesuar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, Komuna e Ferizajt ka paraqitur potencialin ekonomik – turistik në dobi të rritjes së investimeve dhe rrjedhimisht rritjes së mirëqenies së qytetarëve, çka bën Ferizajn një mundësi për zhvillim si qendër rajonale të turizmit dhe dinamikës së shtuar të zhvillimit ekonomik. Nënkryetari Gavazi në fjalën e tij në këtë takim ka shprehur gatishmërinë e Komunës së Ferizajt për të dhënë kontribut në nisma të tilla rajonale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj,…