Ferizaj siguron pikë në Gjilan
23 nëntor 2025
| 15:26
Në minutën e dhjetë të kohës shtesë, Ferizaj ka siguruar një pikë në udhëtim te skuadra e Gjilanit.
Ndeshja e luajtur të dielën, në kuadër të xhiros së 14-të në Superligë, përfundoi me rezultatin 2:2.
Gjilani ishte dy herë në epërsi, me golat e sulmuesit Senad Jaroviq, që realizoi një në pjesën e parë dhe një në të dytën, por nuk arriti ta mposht Ferizajn.
Ferizaj të dy golat e barazimit, i shënoi në kohën shtesë. Të parin e realizoi në minutën e pestë të kohës shtesë nëpërmjet Jakup Berishës, ndërsa barazimin e siguroi me golin e shënuar nga lojtari i njëjtë.
Me këtë barazim, Ferizaj ka tubuar 16 pikë, një më pak se skuadra e Gjilanit.



